Një ilaç eksperimental për COVID rezulton pa efekt

Një ilaç eksperimental për COVID rezulton pa efekt

Foto ilustruese

Bamlanivimab, ilaçi eksperimental për trajtimin e Covid-19 është deklaruar se nuk ka efekt në trajtimin e pacientëve të shtruar në spital me një fazë të përparuar të sëmundjes, janë shprehur kështu studiuesit e qeverisë amerikane.

Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive tha në një deklaratë se do të ndërpresë provat klinike me ilaçin eksperimental .

Ilaçi, i prodhuar nga firma amerikane Eli Lilly dhe firma bioteknike kanadeze AbCellera, është pjesë e një trajtimi me ato që quhen antitrupa monoklonale, të cilat veprojnë si qeliza imune që shkencëtarët shpresojnë se mund të luftojnë virusin.

Terapia me antitrupa ishte e ngjashme me atë që iu dha Presidentit Donald Trump pasi ai rezultoi pozitiv për koronavirusin në fillim të këtij muaji.

Eli Lilly ka kërkuar tashmë autorizimin që ilaçi të përdoret për raste të lehta deri të moderuara të infeksioneve me COVID-19, bazuar në rezultatet paraprake të një tjetër prove klinike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Apo ë: 28/10/2020 03:51

    E ç’nxitim ka parlamenti?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Skema sekrete e opozitës anti-SPAK, kush do të jetë dyshja e 're' për 2025-n

Ylli Pata: Skema sekrete e opozitës anti-SPAK, kush do të jetë dyshja e 're' për 2025-n