Një javë më parë kishte probleme shëndetësorë, shërohet kandidati për deputet Melaim Damzi: Mirënjohje që m’u gjendët pranë në një moment kritik

Një javë më parë kishte probleme shëndetësorë, shërohet kandidati për deputet Melaim Damzi: Mirënjohje që m’u gjendët pranë në një moment kritik

Melaim Damzi

Pas problemeve shëndetësore që kaloi para një jave, kandidati socialist në qarkun e Dibrës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit Melaim Damzi, është shëruar plotësisht dhe është i gatshëm të nisë fushatën elektorale.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Damzi falenderon të gjithë qytetarët, të cilët iu gjendën pranë gjatë kësaj periudhe me probleme shëndetësore.

“Vështirësitë me të cilat njeriu ndeshet gjatë jetës e bëjnë atë të njohë akoma më mirë si veten, po ashtu edhe dashurinë, respektin dhe sinqeritetin e njerëzve që e rrethojnë. Një mirënjohje të thellë për të gjithë ju, që me interesimin, mbështetjen dhe lutjet tuaja m’u gjendët pranë në një moment kritik në lidhje me shëndetin tim.

Entuziazmi dhe mbështetja juaj qenë jo vetëm një burim motivimi për t’iu kthyer jetës normale, por edhe një shtysë e madhe për të reflektuar mbi përgjegjësitë që kam pranuar për të përfaqësuar interesat e të gjithë banorëve të qarkut Dibër në Kuvendin e Shqipërisë.”, shkruan Damzi.

Në përgjigje të gjithë kësaj mbështetjeje dhe interesimit të qytetarëve dibranë, Damzi ndan lajmin e mirë se tashmë i ka kaluar të gjitha problemet shëndetësore.

“I vetëdijshëm se dibranët meritojnë më shumë vëmendje. Unë do të jem zëri juaj në Kuvendin e Shqipërisë, për të lobuar për projekte madhore, të cilat do të nxisin investimet në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe do të rrisin nivelin e mirëqenies së bashkëqytetarëve tanë”, përfundon Damzi në mesazhin e tij.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë të Dibrës, Matit, Bulqizës dhe Klosit,

Vështirësitë me të cilat njeriu ndeshet gjatë jetës e bëjnë atë të njohë akoma më mirë si veten, po ashtu edhe dashurinë dhe respektin e njerëzve që e rrethojnë.

Një mirënjohje të thellë për të gjithë ju, që me interesimin, mbështetjen dhe lutjet tuaja m’u gjendët pranë në një moment kritik në lidhje me shëndetin tim.

Entuziazmi dhe mbështetja juaj ka qenë jo vetëm një burim motivimi për t’iu kthyer jetës normale, por edhe një shtysë e madhe për të reflektuar mbi përgjegjësitë që kam pranuar për të përfaqësuar interesat e të gjithë banorëve të qarkut Dibër në Kuvendin e .

Në përgjigje të gjithë kësaj mbështetjeje dhe interesimi që keni treguar, dua të ndaj me ju lajmin e mirë se tashmë e kam kaluar me sukses edhe këtë sfidë shëndetësore dhe do të jem përherë pranë jush për të diskutuar rreth interesave të dibranëve dhe për një përfaqësim sa më dinjitoz të tyre në legjislativin e ardhshëm.

I vetëdijshëm se dibranët meritojnë më shumë vëmendje.

Unë do të jem zëri juaj në Kuvendin e  për të lobuar për projekte madhore, të cilat do të nxisin investimet në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe do të rrisin nivelin e mirëqenies së bashkëqytetarëve tanë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)