Një kënd lojërash çdo muaj, kësaj here fati i buzëqeshi fëmijëve të bllokut “Lule Bore” në Njësinë 11

Një kënd lojërash çdo muaj, kësaj here fati i buzëqeshi fëmijëve të bllokut “Lule Bore” në Njësinë 11

Tiranës do i shtohet një kënd lojërash për fëmijë çdo muaj. Ndaj në përmbushje të këtij zotimi Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e një tjetër hapësire që do ti kushtohet kryesisht fëmijëve, por pse jo edhe më të rriturve. Kësaj here me fat janë banorët e bllokut të banimit përgjatë rrugës “Lule Bore”, në afërsi të Zogut të Zi dhe pjesë e njësisë Administrative Nr.11.

Fotot na sjellin një pamje të punimeve të para të kësaj hapësire rekreative, ku sipas projektit është parashikuar që të funksionojë si një kënd lojërash për fëmijë, por edhe një shesh për të kaluar kohën e lirë edhe të rriturit. Gjithashtu kjo hapësirë do ketë gjelbërim, ndriçim dhe gjithë mobilimin urban të duhur për tu shfrytëzuar në çdo kohë.

Pak javë më parë Bashkia e Tiranës përuroi një tjetër kënd rekreativ dhe lojërash për fëmijë, pranë stadiumit “Arena Kombëtare”. Ndërkohë që në total gjatë këtij mandate Bashkia e Tiranës ka ndërtuar më shumë se 40 kënde lojërash në gjithë Tiranën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironci: 12/02/2019 17:40

    o laliiiiii hajde shif rrugen karl gega njesia nr 9 se eshete bo si me qene alepo jo lagjia re te bulevardi ri

    Përgjigju
  • Sudja: 12/02/2019 17:10

    O Lali..,po aty te rr Sander Prosi ,poshte Mozaikut.,mbas Kopshtit Peter Pan..,ker do e rregullosh e shtrosh ate Rrugen midis Pallateve..,ngaqe po punon pak m me larg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund