Rikthehet në teatrin Bylis në Fier shfaqja 'Një koncert për paqen'! Klasikët botërorë, mes tyre simfonia e Moxart në edicionin e 7-të

 “Një koncert për Paqen”, shfaqje e orkestrës italiane “Magna Grecia” është rikthyer në edicionin e 7-të në teatrin Bylis në Fier. Klasikët më në zë botërorë, mes tyre një prej simfonive të Moxart u performuan nga kori orkestral, ku pjesë ishin edhe emra të njohur të muzikës italiane.

Premierat klasike dhe muzika simfonike e kompozitorëve të mëdhenj Moxart e Bethoven erdhën në teatrin Bylis, në Fier përmes orkestrës “Magna Grecia” të rajonit të Pulias. “Një koncert për Paqen”, çeli edicionin e 7-të me emra të muzikës italiane si sopranoja Valentina Variale dhe baritoni Giuseppe Naviglio. Drejtori artistik i projektit Agron Xoxa thotë se qëllimi i festivalit është bashkëpunimi mes popujve në fushën promovimit të kulturës

 “Nuk është thjesht një koncert por është një mesazh thirrje për bashkëpunim për paqen mes vendeve, ku ky aktivitet zhvillohet. Ka filluar me aktivitete nëpër Itali, Greqi, Shqipëri Mal të Zi 7 vjet më parë duke marrë një zhvillim goxha të qëndrueshëm. Ka patur një kulminacion në vitin 2019, ku u zhvillua në kuadër të projektit turne dhe sivjet vjen me një rikonceptim të ri me dy koncerte.'- tha Drejtori  artistik i projektit, Agron Xoxa

Risi e këtij viti është edhe organizmi i një konkursi për përzgjedhjen e artistëve të rinj, mes Italisë, Shqipërisë e Greqisë.

”Sivjet ka një risi, pasi në kuadër të këtij projekti zhvillohet dhe një konkurs për të rinjtë që shkruajnë vepra në mënyrë kontemporane të inspiruar nga veprat e Butrinit, apo Apolonisë në Shqipëri apo ato të Greqisë që janë të shumta.'- tha Drejtori  artistik i projektit, Agron Xoxa

Orkestra “Magna Graecia”, është sot një nga pikat e referencës për muzikantët jugorë ndërsa rikthehet përtë 7-tin vit në Fier me dy koncerte. Ndalesa e radhës e “Një koncert për paqen” do të jetë në 27 shtator me artistë shqiptarë si Josif Gjipali e Kastriot Tusha.

G.MO/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri