Një konservatore në Gjykatën Supreme amerikane, Amy Barrett plotëson vendin e liberales Ruth Ginsburg

Një konservatore në Gjykatën Supreme amerikane, Amy Barrett plotëson vendin e liberales Ruth Ginsburg

Gjykata Supreme amerikane

Presidenti  amerikan Donald Trump pritet të emërojë Amy Coney Barrett për të plotësuar vendin e lirë të Gjykatës së Lartë të mbetur bosh nga vdekja e gjykatëses liberale Ruth Bader Ginsburg, duke i dhënë atij një mundësi për ta bërë gjykatën më konservatore me më pak se gjashtë javë para zgjedhjeve presidenciale.

Media të shumta amerikane, përfshirë CNNdhe Nju Jork Tajms, cituan burime anonime që thanë se presidenti Trump synon të shpallë emërimin e zonjës Barrett si zgjedhjen e tij të shtunën në orën 5 pasdite, edhe pse ekziston mundësia që presidenti Trump mund të bëjë një ndryshim të minutës së fundit.

Presidenti Trump ka premtuar të emërojë një grua për të zëvendësuar gjykatësen Ginsburg, e cila vdiq javën e kaluar në moshën 87 vjeç.

Vendimi i presidentit për të caktuar një kandidate përpara garës së tij të nxehtë të rizgjedhjes me  kandidatin demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden menjëherë shkaktoi një betejë të ashpër politike në Uashington, me udhëheqësit republikanë të Senatit që argumentuan se procesi i konfirmimit duhet të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa demokratët pretendojnë që emërimi duhet të vonohet derisa të dihet fituesi i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Me përcaktimin e zëvendësit të Ginsburg përcaktohet edhe prirja politike e Gjykatës së Lartë,  e cila para vdekjes së Ginsburg kishte një shumicë konservatore 5-4  dhe Nëse konfirmohet një gjykatëse konservatore, shumica konservatore mund të zhvendoset në 6-3.

Cilido qoftë personi i zgjedhur për të plotësuar vendin bosh do të luajë rol kyç në marrjen e vendimeve kryesore të Gjykatës së Lartë në vitet e ardhshme si të drejtat e abortit, kujdesin shëndetësor, ligjet e armëve, lirinë fetare, imigracionin dhe lirinë e fjalës.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit