Një kryeministër që nuk mërziti askënd, pa llogaritur Albinin!

Një kryeministër që nuk mërziti askënd, pa llogaritur Albinin!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rikthyer paqen politike mes Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë. Ai është pritur me tapet të kuq nga kryeministri Rama, “me shumë dashuri” nga Ilir Meta, “me shumë kënaqësi” nga Sali Berisha, “me shumë shpresë” nga Lulzim Basha dhe mbi të gjitha, me shumë qetësi nga qytetarët shqiptarë.

Pas kaq kohësh, vizita e një kryeministri nga Kosova nuk kthehet në betejë politike në Tiranë dhe aq më tepër, në një instrument për të nxitur sherret politike mes dy vendeve.

Kjo në të vërtetë nuk është një traditë e re, por kthim në një traditë të mirë që kanë pasur raportet politike Shqipëri- Kosovë dhe më herët.

Prej vitit 1990, kur Kosova nisi rrugën e shtetformimit të saj, liderët e saj politikë në Tiranë kanë prodhuar neutralitet dhe konsensus.

Pas vitit 1999, vizita e çdo udhëheqësi të Kosovës në Tiranë, ka qenë ceremoniale dhe ka qenë një shkak për të demonstruar solidaritetin, më shumë se sa protagonizmin politik.

Kjo ka ndodhur dhe kur Hashim Thaçi, i lidhur fort me socialistët, ka vizituar Tiranën duke qenë jo miqësor me Berishën, por dhe kur Ibrahim Rugova ka shkelur për herë të parë pas çlirimit të Kosovës në Tiranë, në vitin 2004, duke i takuar të gjithë e duke mos prodhuar debate.

I vetmi që e prishi këtë traditë dhe që prodhoi më shumë lajme për ndarje mes Prishtinës dhe Tiranës, ka qenë Albin Kurti, ai që në fakt ka kauzë fallco të tij bashkimin e shqiptarëve, që në fakt, në mendjen e tij, nënkupton nënshtrimin e shqiptarëve para delirit të tij.

Vizita e tij në Tiranë, apo e kundërta, kur politikanët e Tiranës vizitojnë Prishtinën, për të kanë qenë rast për të prodhuar protagonizëm politik dhe sherre politike.

Kështu ka ndodhur dhe pas fitores së tij si parti e parë në zgjedhjet e vitit të shkuar në Kosovë. Politikani që kishte fituar 25 për qind të votave të Kosovës, nisi një si “Marshimi mbi Romë” drejt Tiranës, a thua se tani kishte ardhur dita që njerëzit të dilnin në rrugë t’i puthnin këmbët si i dërguar i Zotit.

Pasi u soll kafene me kafene me një enturazh gazetarësh propagandistë të tij, pastaj filloi të prodhojë lajme pas çdo takimi, duke sajuar histori të pabëra dhe dialogje të ëndërruara.

Ai ka qenë politikani i parë dhe shpresoj i fundit i Kosovës, që tentoi të përdorë vizitat politike në Tiranë, si një rast për të prodhuar debate ndarjesh me Tiranën dhe për të manipuluar me mikëpritjen dhe protokollin e detyrueshëm vëllazëror që ka Tirana me Prishtinën.

E njoh gjuhën përçmuese të “Vetëvendosjes” ndaj një teknicieni si Avdulla Hoti. I kam parë dhe lexuar fushatat linçuese të trushpëlarëve të Albin Kurtit, ndaj kryeministrit që mendojnë se u ka marrë hisen e diellit.

Është e njohur po ashtu gjuha e tyre hipokrite për bashkim kombëtar dhe bashkim të shqiptarëve, që justifikon fushatat linçuese. Kjo sjellje politike e ka çertifikuar “Vetëvendosjen” si e vetmja forcë politike, që ka shkaktuar ndasi dhe mllefe politike mes shqiptarëve. Është e vetmja forcë politike, që është përzier dhe në politikat ditore në Shqipëri, duke u angazhuar politikisht.

Albin Kurti është i vetmi politikan që ka marrë rrugën nga Prishtina në Tiranë, për t’u bërë thirrje shqiptarëve të rrëzojnë dy ministra të Kosovës që janë në Qeverinë e Shqipërisë, edhe pse e mban veten si aspirues i bashkimit kombëtar.

Nuk është ndonjë mëkat të shkarkosh Gent Cakajn apo Besa Shahinin nëse punojnë keq, por këtë e bëjnë ata që i kanë emëruar. Ti shkarkosh si “kosovarë” që nuk duan Albinin, është racizëm politik. Dhe Albin Kurti është i vetmi që ka kërkuar të shkarkohen si “kosovarë”, ndërsa mban ndezur retorikën e nacionalistit.

Sot në Tiranë ishte një kryeministër nga Kosova, që e pranuan të gjithë, e përshëndetën të gjithë, dhe mbi të gjitha, e nderuan të gjithë. Ne nuk kemi tagër të gjykojmë as performancën e tij profesionale në Kosovë, as legjitimitetin politik të tij, pasi ato i vendos Kosova. Ne kemi të drejtën tonë të gjykojmë sjelljen e tij normale në Tiranë. Dhe ai provoi sot se është  kryeministër që së paku nuk bezidis asnjë shqiptar. Pa llogaritur Albinin!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 04/07/2020 12:51

    Mero Baze po tregohet shume agresiv kunder Albinit.Neser mund te ndodhe qe Albini te shkoje shume shume mire me Ramen,ata te dy jane shume te afte edhe ta gjejne gjuhen,nuk e kan problem te ndryshojne mendje,por do jete problem per Meron dhe argumentet e tij qe duket te nje verdikti te pakthyeshem,pikerisht,Meros ça do i ngelet. Mero eshte ivrullshen ne misionin per te çuar ne ferr Kurtin me çdo kusht.E fillon per Hotin me te drejte i respektueshem nga te gjithe,por nuk i rrihet pa shkruar nja dy fjale per Kurtin ,edhe pse personalisht mendoj qe ka bere gabime trashanike ne trajtimin e raporteve te dy vendeve shqiptate .Uroj si lexues edhe i Temes,qe ky perkushtim i tepruar i Meros karshi Kurtit,te mos shnderrohet si ata gazetaret e degjeneruar,qe dine ti biene fyellit,vetem ne nje brime.

    Përgjigju
  • yllipasmaçiu: 04/07/2020 10:44

    o Mero po rri urte 100 her tkom thone

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 03/07/2020 20:45

    Ky premtim i dhënë nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, në cilën kuti miqësore, të korrektësisë e luajalitetit politik, institucional e vëllazëror të ndërsjelltë do të zinte vend? ................................. "Kemi ndarë të gjitha shqetësimet dhe çështjet që duhet të adresojmë si dy shtete, përfshirë edhe taksën dhe unë e kam zotimin e zotit Basha që ajo taksë do të hiqet", shtoi Hoti.

    Përgjigju
    • Niku: 04/07/2020 01:14

      Si do t'a heqë taksën Basha?! Duhet të bëhet Kryeministër që t'a heqë, meqenëse edhe ai e di që nuk do të zgjidhet, paraqet këto premtime. Sa për Ymer Bazen, ai ka qenë dhe është i PD-së dhe i LDK-së të Kosovës, pra është gazetar-politikan dhe asnjëhere objektiv.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë