Një luftë e shkuar dëm kundër Europës

Një luftë e shkuar dëm kundër Europës

Lulzim Basha

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duket se  janë pranë hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Pengesa themelore e cila bllokoi hapjen e negociatave, që ishte qëndrimi francez, i lidhur me arsyet e brendshme politike të Francës dhe politikën e presidentit Macron, duket se po tejkalohet përmes një dokumenti të ri, i cili është një mekanizëm diplomatik, që e bën Francën të ndjehet e përfillur në veton e saj dhe të ketë një interpretim të ri, për hapjen e negociatave.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, i ka dhënë siguri kryeministrit shqiptar për vendimin e Këshillit Europian në mars. Njësoj ja ka dhënë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila është traumatizuar dhe politikisht nga ky bllokim.

Në Tiranë lajmi duket se është pritur me nervozizëm nga disa segmente politike që mbështetën radikalizimin e luftës, vjeshtën që shkoi, me qëllim mos hapjen e negociatave.

Ilir Meta postoi për herë të parë një foto të kancelares Merkel me Edi Ramën, duke bërë si njeri i “informuar”, që bëhet fjalë për kushtet e Bundestagut.

Një grup gazetarësh rreth tij, të njohur si partizanë të zjarrëvënies vitin e kaluar, filluan të çmitizojnë rëndësinë e hapjes së negociatave, si diçka që po na e japin kot.

Lulzim Basha së paku e ka marrë me qetësi dhe po bën sikur është në anën e atyre që dëshiron të hapen. Dhe mirë bën.

Tani për këto negociatat duhet të biem dakord për një gjë. Duhet të biem dakord se në vjeshtë, nuk na u bllokuan as nga revolucioni i qershorit, edhe pse kishte mijëra arsye të na bllokohej prej tij, as nga skandalet kushtetuese të Presidentit, që shpalli dy data zgjedhjesh, as nga përgjimet e “Bild”, as nga djegia e mandateve, as nga bojkoti i zgjedhjeve, dhe as nga kushtet e Bundestagut, të cilat në fakt ishin e vetmja leje për t’u hapur negociatat.

Duhet të biem dakord që na u bllokuan nga Franca dhe po na zhbllokohen nga Franca.

Kjo është pak e dhimbshme për këta që bëjnë sikur kanë në dorë negociatat, por duhet ta marrin me qetësi. Nuk i bllokuan dot me luftë dhe jo më tani me paqe.

As Edi Rama nuk i bllokon dot negociatat, edhe nëse do, nëse plani i ri i kancelares Merkel me Këshillin Europian funksionon. Dhe kjo nuk lidhet me ne, por me Europën.

Por ngaqë herën e parë donin të merrnin flamurin e fitores që gjoja i bllokuan, tani bëjnë si të mërzitur se mos hapen.

Merreni lehtë! As atëhere, as tani, nuk u ka llogaritur askush. Hiqeni nga kalendari i luftës politike bllokimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, se nuk është më në dorë të askujt në Tiranë.

Mos planifikoni kot protesta e molotovë mbi Parlament në mars, meqë do merret vendimi. Më shumë se bëtë vitin që shkoi, nuk mund të bëni.

Ne po bëjmë sikur kemi harruar që u gëzuat, kur na bllokoi Franca, ju bëni sikur po gëzoheni tani që po na i jep. Por mos u sillni sikur keni diçka në dorë.

Për fat të mirë, Europa nuk u ka marrë seriozisht, as si kundërshtarë, as si adhurues të hapjes së negociatave. Madje as si opozitarë që u vetësakrifikuat duke djegur mandate, e duke ikur nga zgjedhjet, për këtë gjë. Është një luftë e shkuar dëm./ tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rexhep: 31/01/2020 18:28

    Luli te dua

    Përgjigju
  • O tej: 27/01/2020 22:47

    Medemek nje vit kane ngrene mu*** keta i ?

    Përgjigju
    • Haha: 27/01/2020 23:08

      Ju befte mire

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi-mazhorancës: Keni sjellë planin e hetimit të Ilir Beqajt dhe kërkoni ta miratojmë me forcën e kartonit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi-mazhorancës: Keni sjellë planin e hetimit të Ilir Beqajt dhe kërkoni ta miratojmë me forcën e kartonit