POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Një Lul për së mbari'/ Rama prezanton kolonjarin që ndërtoi jaht dhe 'thumbon' Bashën (VIDEO)

Kryeministri Rama mbi jahtin e ndërtuar nga kolonjari

“Një Lul për së mbari” e ka quajtur kryeministri Edi Rama ndërtuesin e një jahti në majë të malit në Kolonjë, duke thumbuar dhe ironizuar njëkohësisht edhe kryetarin e PD, Lulzim Basha pasi mban të njëjtin emër me profesionistin. "E RRALLE – Një jaht në majë të malit në Kolonjë, ku Luli (një Lul për së mbari) ndërton ëndrrat e tij me fuqinë e një pasioni të jashtëzakonshëm #RESPEKT”– ka shkruar Rama përkrah videos me veprën e rrallë.

Ndërsa në videon e publikuar në rrjetet sociale shprehet: "Në këtë mal, në këtë rrënojë, një jaht i ndërtuar me dorë nga një "Lul për së mbari". Jahti është gati të dalë në det. Ja çfarë bën njeriu kur ka ëndrra, kur ka guxim, kur ka vullnet dhe kur i ka duart tamam të arta".  


l.q./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Krist: 24/02/2019 21:29

    Nese vishesh krejtesisht ndryshe nga te tjeret,te duket vehtja ,"i vecante",e natyrisht edhe ata qe ndertojne jahte,ne maje te malit (mos ai jahti,eshte bere me krah qe ,qe te fluturoje?)te duken vertete "te vecante".Por te cfrytezosh nje "rast te rralle ,krejtesisht te vecante,,vetem per te gjetur "sebep" per t'u marre me pergojimin e te tjereve,edhe kjo filozofi,eshte "vertete e vecante".

    Përgjigju
  • ERtv: 09/02/2019 20:13

    Me brekushe ne maje te jahtit,si gjeli megjesit ne mullarin e sanes.Harrova eshte "piktor"

    Përgjigju
  • Hinglateri: 09/02/2019 17:45

    Po Luli ne Tirane fle gjume ka endrra te vrase e vjedhe

    Përgjigju