'Një lule për ty',  gjesti i vogëlushes shpreh mirënjohjen e të gjithëve ndaj efektivëve të policisë

'Një lule për ty',  gjesti i vogëlushes shpreh mirënjohjen e të gjithëve ndaj efektivëve të policisë

Në një situatë të vështirë lufte me të cilën ndodhet vendi, ka edhe momente të bukura, të sinqerta dhe vlerësuese të kryera nga qytetarët.

Gjesti i një vajze të vogël  ku i dhuron lule një polici në rrugë na rikujtoi edhe një herë me pafajësinë e saj se përveç mjekëve dhe personelit mjekësor që janë në vijën e parë të frontit të luftës, edhe forcat e policisë apo ato ushtarake, të cilët janë gjithashtu  të rrezikuar dhe ballë përballë armikut të padukshëm.

Edhe ata në fund të ditës i pret familja e tyre e shqetësuar në mos pa dashje sjell me vete dhe të paftuarin e padëshiruar, koronavirusin. 

Pikërisht ajo lule apo ai veprim i dashur është i mjaftueshëm për t'i shfaqur edhe policit mirënjohjen, respektin dhe larguar sadopak stresin në këtë situatë të vështirë.   

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Pejë, vritet me armë zjarri një grua nga bashkëshorti i saj

Pejë, vritet me armë zjarri një grua nga bashkëshorti i saj