(VIDEO) Agjentët shtrijnë në tokë 5 trafikantët në rrugën e Plazhit! Goditet grupi në Durrës, sekuestrohen kanabis e kokainë

TIRANE-Pesë persona janë arrestuar në Durrës gjatë një operacioni të koduar "Segmenti" ku janë sekuestruar 20 kg marijuanë, një sasi prej 180 gr kokainë, ekstazi, fara kanabisi për kultivim, 5 aparate celularë dhe 2 automjete. Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në segmentin e quajtur "Plepat" policia evidentoi dy makina që qarkullonin në një distancë rreth 1 km larg nga njëra tjetra, me qëllim sinjalizimin e personave që ndodheshin në mjetin tjetër që transportonte lëndën narkotike. Agjentët e policisë ndërhyn duke i shtrirë tokë dhe arrestuar. 

Të arrestuar;
Abedin Llajaj 33 vjeç lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë
Nertian Lamaj 35 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë
Aleks Mecorapaj 47 vjeç, lindur në Vlorë
Ardit Petraj 34 vjeç, lindur Fier dhe banues në Tiranë
Ervin Begaj 38 vjeç, lindur e banues në  Tiranë.

Në makinën tip “Golf” që drejtohej nga Abedin Llajaj u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë narkotike marijuanë. Ndërsa u sekuestrua edhe makina tip “Passat” me drejtues Aleks Mecorapaj dhe pasagjerët, që shërbenin për të kontrolluar nëse kishte punonjës policie apo pika kontrolli në rrugë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Abedin Llajajt u gjetën dhe u sekuestruan një sasi kokaine, fara kanabisi dhe një sasi ekstazi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Law: 03/07/2020 19:59

    Ne burg te gjith laskot .me surrat ne asfalt dhe tju vihet kemba me m u t ne fytyre

    Përgjigju
    • Cimi: 24/07/2020 19:15

      Po ti mor fisq ca emri i ve vetes po qen kto lasko

    • Marius: 03/07/2020 21:11

      Pema nuk pritet nga degët por nga rrënja.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)