Një mijë euro drejt Malit të Zi, kapet në Elbasan i moshuari që kishte mbushur makinën me sirianë

Një mijë euro drejt Malit të Zi, kapet në Elbasan i moshuari që kishte mbushur makinën me sirianë

ELBASAN-Policia ka goditur një tjetër rast të trafikut të emigrantëve që vijnë nga Greqia duke përdorur Shqipërinë si trampolinë për në vendet e BE-së kundrejt fitimit. Nga operacioni është arrestuar një 72-vjeçar me inicialet B.M. banues në Tiranë

Sipas policisë ai është kapur në aksin rrugor Gramsh-Cërrik  duke transportuar me makinën e tij 16 sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit nga Greqia.

Po sipas policisë, i moshuari do i transportonte drejt Malit të Zi kundrejt fitimit 450 deri në 1000 euro emigrantët nga vendet e treta. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD