VD/Një muaj Ramazani ndryshe! Veliaj publikon mesazhin e vipave shqiptarë: Kësaj here falemi ndryshe, pranë familjes sonë

Muaji i Ramazanit ka nisur ndryshe për shkak të periudhës së vështirë të pandemisë.

 Besimtarët kanë zgjedhur të falen e të luten nëpër shtëpitë e tyre, duke respektuar në maksimum rregullat e vendosura për distancim.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar në Facebook një video me disa nga personazhet e famshëm shqiptarë, të cilët bëjnë thirrje që Ramazani këtë herë të falet ndryshe, në shtëpi dhe pranë familjes, duke mbrojtur kështu heronjtë tanë, ata që janë në vijën e parë kundër Covid-19.

"Sot është e Premtja e parë e muajit të Ramazanit, por kësaj here falemi ndryshe, në shtëpi, pranë familjes sonë sepse vetëm kështu mund të mbrojmë heronjtë tanë, ata të vijës së parë kundër virusit. Këtë bënë dhe besimtarët e tjerë para pak javësh!

Vetëm duke u falur e lutur në shtëpi mbrojmë jetën!", shkruan Veliaj në videon e postuar në rrjetet sociale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet