Tre ditë kohë për të prekurit nga tërmeti/ Varfaj për Report Tv: Qytetarët të aplikojnë brenda 28 shkurtit! Do kërkojmë shtyrje të afatit

DURRËS- Afati për të aplikuar për rindërtim mund të shtyhet përtej 28 shkurtit në rast se do të evidentohen raste të qytetarëve që për motive të ndryshme nuk kryer këtë proces. Është kryetari në detyrë i Bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj i cili në një intervistë për Report Tv i cili pohon këtë fakt, ndonëse sipas tij aplikimet kanë ecur me ritme të kënaqshme dhe gjasat janë që një vendim i tillë të mos jetë i nevojshëm.

"Aplikimi është vendosur deri më 28 shkurt, më tej nëse nuk aplikojnë por unë besoj që qytetarët nuk do e lenë këtë shans, por nëse do të ketë akoma kërkesa për aplikim në Bashkinë e Durrësit, do i bëjmë një kërkesë qeverisë që ta shtyjë këtë datë nëse do të duhet", tha Zhuljen Varfaj, ku bëri me dije se deri më tani janë regjistruar 8100 banorë në portalin online "Shtëpia ime".

Kur kanë mbetur vetëm tre ditë nga afati për aplikimin on-line në portalin "Shtëpia ime", Varfaj i bën thirrje qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit që të kryejnë procedurat online për të përfituar një nga programet si, rindërtim, strehim ose rikonstruksion të banesës.

"Gjithmonë bëj një thirrje, që t'i them të gjithë qytetarëve të Durrësit dhe atyre të zonave rurale që të aplikojnë deri më datën 28 shkurt, sepse do të përfitojnë nga ky program në të tre programet rindërtim, strehim ose rikonstruksion të banesës", tha Zhuljen Varfaj.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës