Një në Kavajë e tjetri në Borsh, mbyten dy 66-vjeçarë në det! Njëri dyshohet se pësoi infarkt duke notuar

2 të mbytur në pak minuta në plazhet e vendit. Të dy 66 vjeçarë, një në Borsh dhe tjetri në Kavajë kanë humbur jetën teksa laheshin në det. I pari dyshohet se ka pësuar infarkt teksa notonte ndërsa për viktimën në Kavajë nuk dihet shkaku.

 “Sot, rreth orës 17:33, shtetasit S. M., rreth 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia e Himarës.

“Sot, rreth orës 17:40, shtetasi V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka bërë me dije policia e Kavajës.

Rastet e infarkteve, janë të shumta në stinën e verës, e veçanërisht në plazhe. Mjekja kardiologe, Anila Shahini, në një inervistw pwr Report Tv tha se se fatalitetet që ndodhin pas futjes së menjëhershme në ujë, vijnë pasi trupi është i papërgatitur për ndryshimin e menjëhershëm të temperaturës. Më të rrezikuarit janë të moshuarit dhe personat me patologji kardiake.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 02/07/2022 18:50

    Mirelaaaaaaaaaaaaaaa Duhet ndihme e shpejte ne plazhe , kosha plerash dhe banjo publike se na e veshtiroset pushimet . Mesuese frengjishtje minister turizmi .

    Përgjigju
    • Durrsaku: 02/07/2022 19:05

      I ke rene pikes. Sot ne plazh tek shkembi i kavajes lundronin jashteqitjet. Para ca vjetesh i detyruan gjoja lokalet te kishin banjot e hapura per publikun ndersa kete vit duhet te konsumosh dicka per ti perdorur.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi