Një opozitë e mërzitur nga lajmet e mira

Një opozitë e mërzitur nga lajmet e mira

I vetmi dështim i dukshëm deri tani i disa zërave opozitarë, është beteja me panikun që tentuan të përhapin mbi nevojën e testeve masive, për  “fshehjen” e vdekjeve dhe pasojave të epidemisë.

Për gati një muaj ka qenë një betejë e palogjikshme dhe pa asnjë argument, por vetëm si një alternativë kundër stabilizimit të kurbës.

Tani mesa duket, vetë kasandrat e opozitës, kanë pranur që dështuan në fazën e parë dhe kanë nisur një betejë të re, atë të përhapjes së panikut ekonomik dhe social me të cilin do të përballemi.

Eshtë një ish- deputete e Partisë Demokratike që është bërë e njohur në pubik vetëm si “kasandër”. Nuk jam i qartë pse i shijon ky rol. E ka nisur tek Unaza e Re, kur shpikte të vdekur nga ndërhyrja e policisë, ka vazhduar në Durrës me tërmetin dhe është shfaqur rregullisht gjatë epidemisë, si lajmëtare vdekjesh dhe vuajtesh të mëdha.

Tani e shikoj që gjithë PD, poston lart e poshtë video me njerëz që kanë nevojë për më shumë ushqime, që kanë frikë nga papunësia, që u duken të vogla pakot e ushqimeve, ose pabarazi në listat e shpërndarjes dhe “drama” të tjera të këtij lloji.

Në fakt, dhe këtu janë të paaftë, se unë mendoj që në Shqipëri ka drama shumë më të mëdha se të atyre qaramanëve që kanë mundësi t’ia postojnë pakon e ndihmave, Sali Berishës apo kësaj “Kasandrës” së PD.

Në Shqipëri ka vërtet njerëz që mund të mos kenë çfarë të hanë, që janë të sëmurë dhe me probleme të forta brenda familjes, që janë pa perspektivë për punë nga kjo epidemi, që mund të kenë pësuar fatkeqësi, që i janë bashkangjitur kësaj situate etj. Ka pasur dhe para epidemisë, por tani natryisht janë shtuar.

Pra nuk është se ne nuk do përballemi dhe nuk po përballemi me probleme të forta sociale dhe ekonomike nga kjo krizë.

Por nxitimi me të cilin po zëvendësohet strategjia e hapjes së panikut për viktimat që nuk po shtohen, me strategjinë e përhapjes së panikut me krizën ekonomike që do vijë, tregon vetëm faktin se “kasandrat” e krizës së parë u dorëzuan.

Sot numri i të shëruarve në vend, e ka kaluar numrin e të prekurve në vend. E di që mund të kontestohet dhe kjo, duke thënë se shumë të prekur nuk janë identifikuar, por po flasim për ato shifra që kemi zyrtarisht.

Kurba e sheshuar dhe në rënie, e infektimeve dhe vdekjeve, rritja e numrit të të shëruarve dhe fillimi gradual i lirimit të karantinës, duket se i kanë bindur “kasandrat” e opozitës të heqin dorë nga strategjia e parë. Nuk pi më ujë të thuash që po vdesin dhe po i mbajnë fshehur.

Sot kur pashë që ankesa e vetme e Sali Berishës apo “Doktor Vdekjes”, siç quhet këto kohë, ishte fakti që një pako e mbushur plot me ushqime, nuk i kishte pëlqyer dikujt, e cila nuk ishte e sigurtë nëse ishte familje, kuptova që “kasandrat” po ndërrojnë kasetën.

Kështu që bëhuni gati tani e tutje të dëgjoni se nuk do vdisni nga korona, se na shpëtuan këshillat e Tritanit, por do vdesim për bukë. Por ndërkohë që dëgjoni, hani ndonjë gjë, se nuk shtyhet lehtë pamja e mërzitshme e fytyrave të “kasandrave”, që janë të pikëlluara pse nuk u doli fjala për vdekjet. Tani do t’u tregojnë si do vdisni nga uria.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opozitari: 14/04/2020 09:53

    Opozita e vrasesve hajduteve tradhetareve trafikanteve drogaxhinjve prostitutave vjedhjes se pronave drejtesis me te koruptuar ne bot e 21_prillit_e1996_e1997_e 1998_e gerdecit_e21janarit e ... hahahaha duan dhe pushtet

    Përgjigju
  • Cufi: 14/04/2020 01:19

    Opozite halesh e qenefesh...

    Përgjigju
  • Hingkateri: 13/04/2020 16:30

    Opozite e pjerdhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez