Myslim Murrizi: Një përgjigje për Blushin, 'Rrushin' dhe këtë mender opozitë

Deputeti Myslim Murrizi

Një pergjigje për Blushin dhe “Rrushin”, jo për Blushët dhe “Rrushët “sepse Blushë dhe “Rrushë” ka me shumicë.

Edhe Murrizë ka plot, por une kam emrin tim, familjen time, fytyren time, dinjitetin tim, personalitetin tim dhe mbaj përgjegjesi vetëm për personin tim në politikë dhe në publik sa kohë që merem me politikë.

Mbaj pergjegjësi për çdo veprim timin publik, politik, penal, moral dhe shoqeror.

Kurrë nuk kam thënë apo pretenduar se jam “kapo” apo “ padrino” i askujt e aq më pak i deputeteve të ardhur në Kuvend nga firma e Lul Bashes dhe Monika Kryemadhit.

Deputeti me 500 në ballë është funksionar i lartë i partisë Balli Kombëtar i Z Roshi i cili ishte 1 nga 7 deputetet qe votojë kundra shkarkimit te “ Rrushit”te Blushit

Nga kontakti i sotëm me z Troplini me qartësoi se foto është e vitit 2018, para se te ishte deputet ne nje darke me miqt e tij, pra foto e “antikorrupsionisteve” te Murrizëve që presin porosi nga matan oqeanit është 7 vjet pas vd se korrupsionisteve te kasetes se Dritanit ketej oqeanit

Dhe dy fjale per nje analist “ xhenerik -pompist- motorrist- lsist-demokratist ish komunisto -spiunisto-enverist” qe me “ ironi” e “ sarkazem” debilisto- megallomanist- delirantist ben sikur tallet me nje qeshje ne zgerdhirje te peshtire nga halli se ka ngel pa u dorovit keto kohet e fundit

Si ish student i dhjetorit, si ish antare i PD nga dhjetori 90, si jo ish spiun sigurimi dhe jo ish komunist, si deputet jo lepires dhe enveristo pragmatist, nuk kam asnje detyrim moral, politik, miqesor, ideollogjik qe te mbroj me vote asnje socialist, lsist, ish komunist apo ish enverist ne emer te te qenurit ne opozitë me qeverine socialiste dhe ortaket e rilindasve te sotem prej vitit 1991

Turp per çdo palo mender opozite, qe mbron cilindo ish komunist te konvertuar ne socialis e te transferuar ne lsist me moralin e fabules qe: armiku i armikut tim, eshte mender “ miku” im

Kjo vd është një kujtesë edhe per disa spurdhjak demokratikas qe bejne gam gam si kone zonjash me zinxhire ne qafe

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të hetohen gjyqtarët e prokurorët e larguar nga Vettingu?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Euro 2020/ Historia nuk prodhon gola, Anglia dhe Skocia ndahen në 'paqe'! 'Tre Luanët' humbasin vendin e parë