Një shkëndijë elektrike 
shkaktoi zjarrin në autobusVIDEO/ Momenti i djegies 

Një shkëndijë elektrike <br />shkaktoi zjarrin në autobusVIDEO/ Momenti i djegies 
KRUJË-  Një autobus me 30 përfaqësues të Kishës Ungjëllore të Vlorës "Shën Theodhorit” ka marrë flakë rreth orës 11:30 të kësaj të premteje duke lënë të plagosur në gjendje të rëndë 11 persona dhe një të vdekur e cila është Violeta Gjika 65 vjeç e cila ishte ulur në sediljen e fundit të autobusit që u dogj.
 
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Krujës përballë qendrës shëndetësore.Autobusi ishte nisur për një ekskursion drejt Ulqinit mëngjesin e kësaj të premteje, por duket se mbërritja në destinacionine tyre ka qënë i pa mundur 

Nga 12 personat e lënduar nga kjo ngjarje 11 gra mes tyre një studente 24-vjeçare janë transportuar në kryeqytet në gjendje të rëndë për jetën nga të cilët 8 janë në gjendje kritike, ndërkohë që dy kanë kaluar rrezikun për jetën e ndodhen të shtruar në pavionin e qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”. ku po marrin mjekimin e duhur.

Fillimisht u raportua se ishin dy persona që kishin humbur jetën një grua e cila u gjet e dekompozuar brenda autobusit e një tjetër gjatë transportit me helikopter drejt Tiranës mirëpo zyrtarisht policia konfirmoi se është vetëm një i vdekur. 

Gruaja besimtare ortodokse humbi jetën tragjikisht pasi u dogj nga flakët e zjarrit që përfshinë autobusin ku ajo udhëtonte së bashku me 29 besimtarë të tjerë të Kishës së “Shën Theodhorit” 

Trupi i pajetë i gruas qëndroi gjatë në autobus derisa u nxor nga forcat zjarrfikëse në gjendje të dekompozuar, për shkak se autobusi u shkrumbua totalisht nga flakët që u përhapën fillimisht në pjesën e motorit të automjetit

Autobusi  me targa me targa AA584 MP584 MP është në pronësi të Skënder Jonuzaj i prodhimit të viti 2000 me 31 vende pasagjeresh. sipas të dhënave të Report TV i kolauduar dhe i siguruar deri në 2017. 

Sipas burimeve të Report TV nga spitali i Djegie Plastikës  të lënduar janë:

Viktori Moçka, 56 vjeç (raminacion)
2. Anita Mocka 24 vjeç (raminacion)
3. Eneida Hysa, 59 vjeç(raminacion)
4. Brunilda Islailaj, 54 vjeç (raminacion)
5. Anita Hajdini 70 vjeç, (raminacion)
6. Elita Gega, 59 vjeçr, (raminacion)
7. Sofe Lataj, 61 vjeç, (raminacion)
8. Anita Prifti, 20 vjeç, (pavion)
9. Marjeta Rama, 61 vjeç, (pavion)
10. Luciana Mita, 58 vjeç (pavion)
11. Afroviti Prifti, 74 vjeç, (pavion)


(Momentet e djegies së autobusit në Krujë)

Zhvillimet nga ngjarja Krujë minutë pas minuti

Ora 16:00 Kryepeshkopi Anastas viziton të plagosurit në QSUT:Udhëtimi ishte shpirtëror

Kryepeshkopi i kishës ortodokse Anastas ka vizituar besimtarët e plagosur në ngjarjen aksidentale në Krujë ku ka thënë se udhëtimi i tyre ishte shpirtëror dhe se kishte komunikuar me disa nga të plagosurit që i kanë thënë se ngjarja ka qenë e çastit dhe se ata mezi kishin dalë nga autobusi, duke thyer edhe xhamat e tij.

Në një prononcim për mediat, ai ka thënë se ata tashmë janë në dorën e perëndisë dhe mjekëve.
 
Nuk mund t’iu them ndonjë gjë tjetër, destinacioni ishte pelegrinazhi, udhëtim shpirtëror. Besimtarët ishin në Krujë kur ndodhi ngjarja. Besimtarët më thanë se perëndia bëri të mirën, janë në duart e mjekëve” tha ai.

Ora 15:40  Dëshmia: Aleksandër Auerbach: Ishte momentale, zjarri plasi në pjesën e përparme
Një nga dëshmitarët e ngjarjes në të cilën u dogj autobuzinë Krujë, në një lidhje telefonike për Report Tv ka thënë se gjithçka ka ndodhur në pak sekonda dhe se zjarri ka rënë në pjesën e përparme.

Sipas tij, kjo ka bërë që autobusi të bllokohej dhe të gjithë udhëtarët mezi kanë dalë nga autobusi nga pjesa e pasme e tij. Sakaq, ai ka shtuar se autobusi ka qenë shumë i mirë dhe se nuk kishte paraqitur asnjë problem gjatë gjithë udhëtimit.

Auerbach tha se kishin bërë edhe udhëtime të tjera, por ky udhëtim që kishte destinacion përfundimtar Ulqinin, në Malin e Zi, ka rezultuar fatal për Vjoleta Gjikën e cila mbeti e vdekur nga djegia e autobusit.
 
Zjarri na bllokoi e nuk dilnim dot nga autobusi. Ne që ishim në fund dolëm më shpejt. Ka të djegur rëndë. Një trup të pajetë e pashë me sytë e mi. Ne ishim me familjen, gruan dhe vajzën. Ishte diçka momentale, punë sekondash. Shoferin nuk e njoh fare. Autobusi ishte shumë i mirë. Kishim 3 priftërinj, ishin katër burra dhe të tjerat ishin gra. Ishim nisur për në Ulqin, sonte do rrinim në Shkodër, nesër do shkonim në Ulqin e më pas do të ktheheshim” tha për Report Tv Aleksandër Auerbach.



Ora 15:00 Të afrimit e të plagosurve: E morëm vesh nga televizori ngjarjen, shpresojmë që viktimat të mos shtohen
Menjehërë pas ngjarjes së ndodhur në Krujë dyert e spitalit kanë mbërritur dhjetra familjarë të të plagosurve të cilët po ndjekin çdo moment situatën shëndetësore të të afërmve të tyre.

Ata thonë se shpresojnë që numri i viktimave të mos rritet dhe mjekët të ndihmojnë pacientët që të kalojnë situatën e rëndë.

Kam një të afërmen tonë nga Vlora. Kjo ka qenë në ekskursion.  Më njoftuan nga Vlora që kanë folur në telefon por mjekët më thonë se është shumë rëndë. Ajo quhet Brunilda Ismailaj. Kam folur me mjekun e Ministrin i cili nuk më lë që të afrohem e të shkoj lart. Më komunikoi që është rëndë. Jam shumë i tronditur pasi e mora vesh nga televizori e më pas më telefonuan të afërmit e mi“ tha një nga të afërmit e të plagosurve.



Ora 14:40 Nxirret nga autobusi që u dogj në Krujë trupi i viktimës 
Gruaja besimtare ortodokse humbi jetën tragjikisht pasi u dogj nga flakët e zjarrit që përfshinë autobusin ku ajo udhëtonte së bashku me 29 besimtarë të tjerë të Kishës së “Shën Theodhorit” nga Vlora.

 Ajo ishte e vetmja që nuk mundi të dalë nga autobusi pas u konstatua se ai po përfshihej nga flakët në qendër të qytetit të Krujës, ku besimtarët kishin menduar të pushonin para se të arrinin destinacionin e tyre, Ulqinin. 11 gra, mes tyre një studente 24-vjeçare mbetën të plagosura dhe po marrin mjekim në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”.

Trupi i pajetë i gruas qëndroi gjatë në autobus derisa u nxor nga forcat zjarrfikëse në gjendje të dekompozuar, për shkak se autobusi u shkrumbua totalisht nga flakët që u përhapën fillimisht në pjesën e motorit të automjetit

Ora 14:00  At Sotiraq Prifti:Itinerari i udhëtimit ishte Vlorë-Krujë-Shkodër-Ulqin
At Sotiraq Prifti në një intervistë të dhënë për Report Tv ka thënë se itinerari i autobusit i cili u përfshi nga flakët e zjarrit ishte Vlorë-Krujë-Shkodër-Ulqin.
Ai thotë se në autobus kanë qenë 30 persona, mes të cilëve 3 klerikë dhe se udhëtime të tilla ka pasur shpesh herë nga Kisha, brenda dhe jashtë vendit.
 
Itinerari i udhëtimit ishte për në Krujë-Shkodër-Mali i Zi-Ulqin. Ishte një vizitë dyditore me iniciativën e klerikut Kostandin prifti që e ka bërë edhe herë të tjera duke shkujqar në Stamboll, Korçë e Voskopojë dhe Sarandë. Këtë radhë planifikuam për atje. Lista është prej 30 vetash. Janë besimtarë të kishës së Shën Theodhorit. Mes tyre janë tre klerikë, mes të cilëve: At Kostandin Prifti, At Lluga Gjergji dhe Dhimitër Kushi. Nuk kam informacion sesi është. Kemi komunikuar në telefon. Janë duke dëshmuar për shkaqet, çfarë kanë parë dhe identifikuar personat. Nga Papa Kostandini, ai na ka thënë se dy persona janë në gjendje të rëndë” tha ai.



Ora 13:55 Basha: Ngushëllime familjarëve
Edhe kryebashkiaku Basha shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave që deri tani raportohen të jenë dy.

"Dhimbje dhe pikellim për aksidentin e rëndë në Krujë. Ngushëllimet e mija për familjarët e viktimave. Bashkohem ne lutjet dhe shpresen që pasojat e këtij aksidenti të mos rëndohen më tej dhe qe te lënduarit të kene sherim sa me te shpejte."-shkruan Basha
 
Ora 13:40 Ja lista e personave të lënduar
Sipas burimeve të Report TV nga spitali i Djegie Plastikës  të lënduar janë:

Viktori Moçka, 56 vjeç (raminacion)
2. Anita Mocka 24 vjeç (raminacion)
3. Eneida Hysa, 59 vjeç(raminacion)
4. Brunilda Islailaj, 54 vjeç (raminacion)
5. Anita Hajdini 70 vjeç, (raminacion)
6. Elita Gega, 59 vjeçr, (raminacion)
7. Sofe Lataj, 61 vjeç, (raminacion)
8. Anita Prifti, 20 vjeç, (pavion)
9. Marjeta Rama, 61 vjeç, (pavion)
10. Luciana Mita, 58 vjeç (pavion)
11. Afroviti Prifti, 74 vjeç, (pavion)

Ora 13:33 Kisha e Shën Theodhorit Vlorë: Lutuni me ne
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Kisha e Vlorës shkruan se kërkon lutje  për viktimat që humbën jetën në qytetin e Krujës dhe për ata që po luftojnë për jetën

"Të dashur vëllezër dhe motra, kërkojmë lutjet tuaja per vëllezerit tane, besimtare te kishes sone ne Vlore, qe ishin nisur ne nje peligrinazh dhe u perfshine ne nje aksident te rende sot ne Kruje."-shkruan Kisha

kruja

Ora 13:30 Është 11 numri i personave të mbërritur në Tiranë

Ora 13:20 Trajtimi i të djegurve nga zjarri, mjekët: Kemi të gjitha medikamentet dhe pajisjet
 
Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në një deklaratë për mediat kanë thënë se kanë të gjitha pajisjet dhe medikamentet me të cilat do të trajtohen personat që po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Ata kanë shtuar se, janë 8 paciente të cilat janë në gjendje të vështirë, ku dy janë në gjdnje të mesme dhe dy të tjera do të dërgohen në repartin e toksikologjisë pasi kanë thithur shumë tym.

Sa i takon nivelit të djegieve mjekët kanë shtuar se personat që janë në spital kanë të djegur 505 të sipërfaqes së trupit.
 
Me marrjen e njoftimit për ngjarjen që ndodhi në Krujë u njoftuam dhe morëm masat për organizimin e marrjes së pacientëve, trajtimin e tyre dhe fluturimin e helikopterëve. U aktivizuan autoambulancat dhe njësia e helikopterëve që shkuan dhe morën të plagosurit. Organizimi u bë që çdo helikopter të ketë nga dy pacientë. Me dy helikopterë ne kemi marrë 8 pacientët që ishin shumë më rëndë,. Të tjerët erdhën me autoambulanca. QSUT-ja organizoi repartin e djegieve’ tha një nga mjekët.

“Tashmë pacientët janë të shtuar në terapi intensive. Po merren të gjitha analizat he po ekzaminohen. 8 pacientë i kemi në gjendje të rëndë, dy në gjendje të mesme dhe dy paciente priten që të transferohen në shërbimin e toksikologjisë pasi ka thithur tym. Për 8 pacientët në gjendje të rëndë, 505 e sipërfaqes trupit i’u është djegur dhe dy prej tyre janë më rëndë. Të gjitha medikamentet e pajisjet ne i kemi të siguruara. Pacientet janë në ndjekje e terapi të vazhdueshme’ tha mjeku tjetër. 



Ora 13:10 Kryeministri Rama niset drejt QSUT-së
Kryeminsitri Rama ka mbërritur në ambientet e QSUT-së ku ka qëndruar vetëm pak minuta




Ora 13:04 9 persona mbërrijnë në QSUT
Janë 9 personat që kanë mbërritur në Tiranë me helikopter



Ora 13:00 Report TV siguron listën e personave që udhëtonin në autobus 

Personat në autobus : 

At Konstadini Prifti  
At Lluka Gjergji
At Dhimitraq Kushi  
Lina Prifti, Irina Prifti
Luciana Mita
Viktor Mocka
Bledar Prifti
Klaudia Kadriaj
Kalianthi Nika
Sose Labaj
Eda Hysi
Anida Mocka
Elita Gega
Marjeta Rama
Vjoleta Gjikaj
Aleks Averbag
Aneta Averbag
Nikita Avergag
Vasil Kola
Olimbi Kola
Vasilika Mita
Theodhori dhe Drita Larushi
Marie Curri
Elvira Ndini
Alketa Kolonjari
Afroviti Mita
Afrofivi Prifti dhe Brunilda Ismailaj,

Ndër të cilët kë tre persona janë tye huaj
Aleks Averbag, Aneta Averbag , Nikita Avergag,

Ora 12:50 8 persona mbërrijnë në QSUT
8 persona kanë mbërritur në Spitalin Qëndror Universitar Nënë Tereza nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë njëra më rëndë .

Ora 12:43  6 të plagosur mbërrijnë në Tiranë, 1 në gjendje të rëndë
Në kryqytet kanë mbërritur 6 të lënduar prej të cilëve një grua rreth 70 vjeç është në gjendje të rëndë. Ndërkohë që sipas burimeve nga qyteti i Krujës 10 në total duhet të vijnë me helikopter drejt Tiranës e deri më tani kanë mbërritur vetëm 6 prej tyre pritet të vijnë edhe 4 .

lsita me emrat e udhetimit autobusi zjarrit
Report TV siguron listën e personave që udhëtonin në autobus 

lista me emrat e udhetimit autobusi zjarrit
 (Report TV siguron listën e personave që udhëtonin në autobus) 

helikopteri te plagosurit



Ora 12:30 Njoftimi paraprak i policisë
Ndërkohë sipas njoftimit paraprak të policisë thuhet se autobusi është me targa AA584 MP584 MP me drejtues S.J nga qyteti i Vlorës .Gjithashtu policia konfirmon se pasagjerët janë përfaqësues të një sekti fetarë ndërkohë që nuk bën të ditur numrin e saktë të tyre.

Ndërkohë Report TV mëson se ishin rreth 45 persona që udhëtonin në këtë autobus të nisur nga Vlora në drejtim të Ulqinit në një ekskursion. Uniformat blu bëjnë me  dije se shkaku ka qënë aksidental pasi ka marrë flakë në ecje. Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë dhe Forcat Zjarrëfikëse, të cilët vijojnë hetimet.

"Më datë 27.05.2016, rreth orës 11:25, në qëndër të qytetit të Krujës, autobusi me targa AA 584 MP me drejtues shtetasin S.J. banues në Vlorë, me pasagjerë ka marrë flakë. Pasagjerët janë përfaqësues të një sekti fetar. Për pasojë, ka ndërruar jetë një pasagjere e seksit femër. Si dhe 12 persona jane dëmtuar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Aurobusi ka marë flakë në ecje e sipër dhe dyshohet se shkaku ka qenë aksidental. Në vendngjajre ndodhen Efektivat e Policisë dhe Forcat Zjarrëfikëse, të cilët vijojnë hetimet."-thuhet ne njoftimin e policisë.



autobusi

autobizi djegur

autobizi djegur

autobusi djegur

autobuzi

Ora 12:00 Kryetari i Bashkisë Krujë për Report TV: Një i vdekur
Sipas kryetarit të Bashkisë Artur Bushi në një prononcim për Report TV "autobusi ka qenë i ndaluar në momentin që po merrte flakë nga poshtë. Shoferi është lajmëruar nga një qytetarë se autobusi po merrte flakë, në këto momente disa prej pasagjerëve kanë mundur të dalin ndërkohë që tëe tjerë kanë marrë plagë të rënda"
 
Bushi tha se "është parandaluar një tragjedi e përmasave të mëdha madje ai tha se sipas burimeve nga policia e shtetit një person i rritur ka mbetur i vdekur por ende nevojitet të konfirmohet si informacion."
 
"Nuk e kemi të qartë numrin personave që po udhëtonin, Është një person i rritur që mund të ketë mbetur viktimë, dalja e shpejtë nga autobusi ka shpëtuar shumë jetë".-tha kryebashkiaku

autobuzi

autobuzi

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, çështja e bllokimit të aksioneve do gjykohet në themel

Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, çështja e bllokimit të aksioneve do gjykohet në themel