Një shkronjë i mohoi pensionin/ E moshuara e rritur jetime gjen drejtësi! Merr 'kokërr më kokërr' paratë e 9 viteve

Një shkronjë i mohoi pensionin/ E moshuara e rritur jetime gjen drejtësi! Merr 'kokërr më kokërr' paratë e 9 viteve

Foto ilustruese

Fatmire Pllaha, një zonjë e dalë në pension prej 9 vitesh nuk i merrte paratë që i takonin për shkak të një gabimi të bërë në plotësimin e dokumenteve të saj, ku ishte vënë gabimisht një shkronjë. Kjo i kishte kushtuar asaj pensionin e 9 viteve. Por falë rregullimit të këtij gabimi ajo ka arritur të marrë paratë e gjithë këtyre viteve.

Djali i saj i ka shkruar një mesazh kryeministrit Edi Rama ku e falenderon për faktin se tashmë nëna e tij ka marrë paratë që i takonin, pasi duke qenë e rritur jetime e kishte vuajtur prej kohësh këtë problem.

"Pershendetje zoti Kryeminister. Nuk mund te rrija pa ju shprehur nje falenderim qe ka te beje me ndryshimet rrenjesore qe keni ndermarre. Nena ime eshte rritur jetime, pa nene, dhe kjo brenge e ndjek pas gjithmone. Ne kohen kur plotesoi moshen, aplikoi per pension por rezultoi se I kishin humbur gjysma e viteve te punes. Hapem proces gjyqesor dhe perseri nuk mori ate qe I takonte. Fale zotit prindrit e mij nuk jane nevojtare ekonomikisht dhe nuk rrojne me pensionin qe marrin por nena ime e vuante kete dhe gjithmone shprehej se ishte e pafat prandaj dhe zoti e kish lene la jetime, thjesht dua ate qe e meritoj - dhe kjo me vriste shume. Ne kohen kur prindrit e mij hapen gjyqin para 9 vitesh, babai im nuk pagoi sac duhej dhe ceshtja u mbyll. Para pak kohesh kunati im shkruajti ne portalin e qeverise dhe per nje kohe rekord drejtesia u vendos, u gjend qe ne dokumenta ish gabim nje shkronje dhe nena ime mori parate e 9 viteve. Nuk po e shkruaj kete falenderim per parate se fale zotit nuk kane nevoje, banojne ne USA dhe Shqiperi por per lehtesimin shpirteror qe ndjeu, mori djersen e saj. Nena ime quhet Fatmire Pllaha. Edhe nje here faleminderit dhe pushime te kendshme familjarisht", përfundon mesazhi.

Mesazhi i postuar nga kryeministri Edi Rama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

I dënuar për trafik të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 24-vjeçari në Rinas (EMRI)

I dënuar për trafik të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 24-vjeçari në Rinas (EMRI)