Një shqiptare që revolton Londrën dhe një paralele me këta të Tiranës, që s’duan t’ia dinë as për ligj e as për mirësjellje (FOTO)

Një shqiptare që revolton Londrën dhe një paralele me këta të Tiranës, që s’duan t’ia dinë as për ligj e as për mirësjellje (FOTO)

Rita Ora dhe Presidenti Meta në ditëlindjen e Bes Kallakut

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, ka mbushur 30 vjeç. Për këtë, ajo ka menduar të organizojë një festë të vogël në Londër.

Në festë kanë qenë të ftuar miqtë e saj të ngushtë, mes të cilëve dy modelet Cara dhe Poppy Delevingne, motra e Ritës etj. Por, publikimi i fotove në mediet britanike, ka irrituar rrjetin.

Kjo, për shkak se, sipas rregullave aktuale të izolimit, të cilat përfundojnë të mërkurën, të gjitha restorantet dhe baret duhet të jenë të mbyllura, përveç shërbimit “merr me vete” apo dërgesave në shtëpi.

Banorëve të Britanisë u është ndaluar edhe që të takohen në ambiente të mbyllura me pjesëtarë të familjes.

I pyetur për këtë organizim, Jamie Davies, zëdhënësi i kryeministrit britanik, Boris Johnson ka thënë se “është e rëndësishme që secili në shoqëri të vendosë shembuj, duke respektuar rregullat. Kjo vlen për secilin anëtar të publikut, duke përfshirë personat e famshëm”.

Për shkak të kritikave, Rita Ora ka kërkuar ndjesë.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë organizova një festë të vogël, duke mbledhur disa miq për 30 vjetorin tim. Ky ishte një veprim i nxitur me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe se kjo ishte OK…

Më vjen shumë keq për thyerjen e rregullave dhe e kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke patur parasysh kufizimet, unë e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin këto veprime dhe marr përgjegjësinë e plotë.

Ndihem veçanërisht në siklet duke ditur se sa shumë kanë punuar njerëzit për të luftuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe duke qenë plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit dhe bizneset kanë bërë për të ndihmuar që të jemi të sigurt. Edhe pse kjo nuk do e ndreqë gabimin, dua të kërkoj sinqerisht falje”, shkruan Rita.

Ajo ndërkohë është gjobitur me 10 mijë euro, për shkeljen e rregullave. Tani të vijmë në Tiranë. Pak ditë më parë, një festë të ngjashme organizoi edhe Bes Kallaku. Ai kishte ftuar mes të tjerëve, edhe vetë presidentin e vendit dhe bashkëshorten e tij.

Ata thyen të gjitha rregullat, që nga urdhri për mosgrumbullimin e më shumë se 10 vetëve, deri tek tejkalimi i orarit të lejuar.

Por, jo vetëm që nuk kërkuan falje, siç do të bënte çdo njeri i civilizuar, por talleshin nëpër rrjete sociale dhe intervista. Imagjinoni tani, të kishte shkuar Boris Johnson në festën e Rita Orës dhe kjo gjë të bëhej publike.

Britanikët do e kishin masakruar dhe sot ai do të kishte dhënë dorëheqjen. Tani nuk pretendojmë të arrijmë standartin e shoqërisë britanike, por një ndjesë nuk iu kushtonte gjë as Ilir Metës me të shoqen, as Bes Kallakut, e as të fuarve “VIP” të tij, që nuk duan t’ia dinë as për shtet e as për ligje. /TemA

 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën