Një studim i detajuar konfirmon efikasitetin e një antivirali kundër COVID-19

Më shumë se tre javë pas njoftimit të një zyrtari të lartë shkencor se një medikament eksperimental i quajtur remdesivir po përshpejtonte shërimin e të sëmurëve me COVID-19, një studim që detajon rezultatet u publikua nga një revistë mjekësore.

Sipas “New England Journal of Medicine” tashmë është vërtetuar se remdesivir, i injektuar çdo ditë në rrugë intravenoze për 10 ditë, ka përshpejtuar shërimin e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) i cili ka drejtuar provën klinike në një mijë të sëmurë në 10 vende, kishte deklaruar më 29 prill në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, se të dhënat paraprake tregonin se remdesivir kishte një efekt të qartë, domethënës dhe pozitiv për të reduktuar kohën e shërimit.

Kreu i agjencisë së barnave të Bashkimit Europian, Guido Rasi deklaroi se në ditët në vijim do të lëshohet autorizimi për përdorimin e ilaçit remdesivir si një trajtim për COVID-19.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar tashmë përdorimin e remdesivirit si trajtim tek pacientët edhe para se ai të jetë plotësisht i autorizuar.

“Mund të jetë që një autorizim i kushtëzuar i tregut, mund të lëshohet në ditët në vijim,”  tha Rasi në Parlamentin e BE-së në Bruksel.

Përveç remdesivirit, Rasi tha se trajtime të tjera të mundshme kundër COVID-19 që mund të jenë në dispozicion të shpejtë janë ato të bazuara në antitrupa monoklonal, të cilët mund të “neutralizojnë” koronavirusin e ri (SARS-CoV-2) që shkakton sëmundjen COVID-19.

I.C./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

'Zgjedhorja', Alibeaj: Opozita nuk ka propozime të reja që prej 9 marsit