Një sudanez me 62 mijë euro në valixhe dhe egjiptiani me pistoletë 'çakmak', si i 'mori në qafë' skaneri në Rinas (FOTOT)

Një sudanez me 62 mijë euro në valixhe dhe egjiptiani me pistoletë 'çakmak', si i 'mori në qafë' skaneri në Rinas (FOTOT)

Arma 'çakmak'

Një shtetas egjiptian është kapur në aeroportin e Rinasit teksa po transportonte një pistolete çakmak teksa ishte për të udhëtuar drejt Gjermanisë.

N. B nga Egjipti ishte me vendim dëbimi nga Shqipëria për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrolleve të bagazheve imazhet e skanerit kane dalluar një send në dukje pistolete duke alarmuar policinë e cila, nga kontrolli verifikoi se bëhej fjalë për një pistolete çakmak të futur në një këllëf të zi.  Egjiptiani do të udhëtonte drejt Gjermanisë dhe mbajta e këtij sendi mund të rrezikonte sigurinë e avionit.

Ai është intervistuar edhe nga agjentet e anti-terrorit pre qëllimin e mbajtjes se pistoletës çakmak.

Ndërkohë që kontrollet e shtuara nga policia e komisariatit Rinas kanë zbuluar 2 raste tentative për të kaluar sende të paligjshme. E. M nga Sudani por me leje qëndrimi në Shqipëri u ndalua teksa vinte nga Dubai. Nga kontrolli në vijën e dytë pas dyshimeve në bagazhe atij iu gjetën 62 mije euro te cilat nuk i kishte deklaruar në doganë.

K.T./xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja