Një tatuazh në trup nga e dashura, këngëtari ‘zbulon’ shenjën e veçantë (VIDEO)

Këngëtari i muzikës rock tashmë e ka pranuar: Ai është në një lidhje dashurie me bukuroshen Ines.

I ftuar në “Rreze Dielli” Gjergj Kaçinari  rrëfen se nuk ka në planet e afërta një dasmë, por dasmat i pëlqejnë shumë e sigurisht të realizuara në stilin e tij.

Një artiste që ka lidhje me pikturën dhe tatuazhet, e dashura e Gjergj Kaçinarit duket se ka shumë të përbashkëta me kantautorin dhe e mbështet atë.

Më kanë pëlqyer gjithmonë dasmat, por më pëlqen në formën e një party, të jetë diçka cool. Fatmirësisht të dashurës i pëlqen muzika. Kanë rastisur shumë gjëra që i mendojmë njësoj. Ajo nuk i përket muzikës, por botës së artit po, anon nga piktura, tatutë. Ndoshta do ta bëj këngëtare me zor, mendoj se vlen.” tregon Kaçinari. 

Do të kishe qejf një bashkëpunim me të?

Do ishte interesante të bënim një bashkëpunim bashkë, nuk e di a do pranonte.”

A të ka bërë ajo një tatuazh? Ti ke bërë një tatuazh zemër?

Nuk më ka bërë ajo një tattoo, por kjo zemra (njëri nga tatuazhet) ishte një diçka me stilolaps nga ajo, baza e këtij tatuazhi.” përfundon kanautori.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump