Një tjetër avion i shtohet flotës ajrore shqiptare, Rama: Pas ‘Lasgushit’ e ‘Migjenit’, mbërriti edhe ‘Naimi’

Një tjetër avion i shtohet flotës ajrore shqiptare, Rama: Pas ‘Lasgushit’ e ‘Migjenit’, mbërriti edhe ‘Naimi’

Një tjetër avion i është shtuar linjës ajrore “Air Albania”. Pas "Lasgushit" e "Migjenit" flotës ajrore shqiptare i është shtuar edhe avioni i quajtur"Naimi".

Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Pas Lasgushit e Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit”, shkruan Rama.

Lasgushi ishte avioni i parë i cili fluturimin e parë e zhvilloi drejt Stambollit më 14 shtator 2018, kurse Migjeni ishte avioni i dytë që iu bashkua kompanisë “Air Albania”. Të gjithë avionët e "Air Albania do të mbajnë emra poetësh dhe këto 3 që janë prezantuar deri më tani nuk do të jenë të fundit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • greis: 09/09/2021 08:19

    harrove avionin soros (apo ske me leke te paguash borxhet e sorosit)

    Përgjigju
  • luani: 09/09/2021 01:03

    ore gjigand po nolin e harrove apo e ke lene per mandatin e 4 tert dhe thua pastaj se nuk e njohim durimin me gjithate urime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia, 142 të dënuar përfitojnë në IEVP-në Kosovë e madhe në Lushnje

Amnistia, 142 të dënuar përfitojnë në IEVP-në Kosovë e madhe në Lushnje