Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit në Korçë

Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit në Korçë

Ka hapur dyert për artistët dhe artdashësit Qendra e re e Artit, Kulturës dhe Inovacionit një projekt që e ka kthyer qytetin e Korçës në një pol të rëndësishëm të artit dhe kulturës.

Pamjet e këtij investimi i ka ndarë në rrjete sociale Kryeministri Edi Rama i cili shkruan se bashkë me ringritjen e Orkestrës Simfonike, kjo qendër i shton edhe më shumë vlerat artistike qytetit.

"Qendra e re e Artit, Kulturës dhe Inovacionit, një projekt transformues për Korçën ka hapur dyert për artistët dhe artdashësit, duke shërbyer njëkohësisht edhe si një qendër trajnimi e pune për të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë së informacionit, e që bashkë me ringritjen e Orkestrës Simfonike ia shtojnë edhe më shumë vlerat artistike qytetit", shkruan Rama.

Qendra ka krijuar ambiente dinjitoze për artistët dhe artdashësit duke ofruar hapësira shumë funksionale që shërbejnë si salla provash, ekspozitash dhe koncertesh.

B.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/04/2024 01:09

    Po per ashensor brenda dhe vend-plan te pjerret jashte ,ku te ngjiten karrocat e invalideve keni menduar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy makina në tunelin e Kalimashit, pasagjerët dërgohen në spital

Përplasen dy makina në tunelin e Kalimashit, pasagjerët dërgohen në spital