'Turp, po mbani peng' Bullgaria-Ramës: Përshtate gjuhën! Kryeministri: Vetëm me një telefonatë zgjidhëm çështjen e minoritetit bullgar

Ministria e Jashtme e Bullgarisë e cilëson si të papërshtatshme gjuhën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili deklaroi një ditë më parë se një vend i NATO-s ka marrë peng dy shtete të tjera të NATO-s, dhe se ky është një turp për to. Në një deklaratë zyrtare, ministria e Jashtme e Bullgarisë thotë se ato kanë mbështetur gjithmonë perspektivën evropianë të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave, por janë të zhgënjyer nga gjuha e kryeministrit shqiptar. Sipas tyre kreu i qeverisë shqiptare, duhet të përshtatë gjuhën që i shkon një politikani kandidat në BE.

'Presim që kryeministri shqiptar të marrë parasysh mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë nivel, më shumë se çdo gjë tjetër, ne insistojmë të mbajmë një ton të mirë komunikimi. Është e papranueshme që marrëdhëniet mes dy vendeve të mbahen peng nga gjuha e përdorur e kryeministrit aktual shqiptar.’- thuhet në deklaratë.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Rama. Teksa i kujtuar se si me një telefonatë Shqipëria njohu minoritetin bullgar, Rama i ka bërë thirrje Sofjes që të tërheqë veton dhe të mos pengojë, pasi sipas tij miqtë nuk e pengojnë njëri-tjetrin. 

'Miq është e lehtë: Hiqni VETO-n ose më duroni mua. Dhe meqë ra fjala, më lejoni t'ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër e Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri!'- shkruan ndër të tjera Rama.

Nga samiti i BE-së në Bruksel, kryeministri Edi Rama akuzoi Bullgarinë se po mban peng anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Rama u pyet edhe nga media bullgare, ku gazetares bullgare i tha se vendi i tyre është një turp i vërtetë.

“Ohh Bullgaria këtu. Jeni zhgënjyes djema. Jeni një turp teksa mbani peng dy vende të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë por jo në Bullgari”, u shpreh ai.

Deklarata e plotë e ministrisë së Jashtme të Bullgarisë

Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të BE-së që mbështesin identitetin europian të popullit shqiptar. Ne mbështetëm perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE atëherë kur ishte shumë më e vështirë se sot.

Ndër vite nuk ka pasur shumë zëra të tjerë me ne në këtë kauzë. Ne ende e mbështësim, pavarësisht gjithçkaje, për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Në përgjigje, jo për herë të parë, a kemi dëgjuar kualifikime të pakundërshtueshme të rënda, fyese nga një kryetar qeverie.

Sulmet me një gjuhë kaq të ulët nuk mund të justifikohen më me karakteristikat dhe mungesën e aftësive evropiane të komunikimit. Presim që kryeministri shqiptar të marrë parasysh mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë nivel, më shumë se çdo gjë tjetër, ne insistojmë të mbajmë një ton të mirë komunikimi.

Në këtë nivel është dëshmuar gjithmonë nga ana jonë i gjithë respekti që kërkon pozicioni përgjegjës dhe niveli i marrëdhënieve ndërshtetërore. Ne kemi një të ardhme të përbashkët me Shqipërinë. Politikanët ikin, por kombet po qëndrojnë. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët që nuk duhet të pengohet nga një gjykim i gabuar i politikanit. Është e papranueshme që marrëdhëniet mes dy vendeve të mbahen peng nga gjuha e kryeministrit aktual shqiptar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
Zv.kryeministrja bullgare i përgjigjet Ramës: Ne nuk jemi një turp, e papranueshme gjuha fyese! Mbrojmë interesat kombëtare

Pas Minstrisë së Jashtme bullgare, ka reaguar edhe zv.kryeministrja Kornelia Ninova e cila e ka quajtur të papranueshme gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama kundrejt Bullgarisë duke i thënë se është një turp pasi po mban peng integrimin e dy vendeve të NATO-s. Ninova shkruan se gjuha e përdorur nga Rama është fyese, teksa shkruan se Bullgaria nuk është një turp, por është një vend me dinjitet që mbron interesat e saj kombëtare.

“Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se i turpshëm një vend anëtar i NATO-s që mban peng dy vende të tjera anëtare të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se 26 vendet e tjera evropiane janë të pafuqishme është fyese, e ashpër dhe e papranueshme për Bullgarinë dhe për shtetet anëtare të BE-së. Ne nuk jemi një turp. Bullgaria ka dinjitet, mbron interesat e saj kombëtare dhe mbështet vlerat evropiane”, thuhet në reagim.

Ora 11:04
Ministria e Jashtme bullgare tha se fjala e Ramës ishte fyese, përgjigjet kryeministri: Hiqni Veton ose na duroni ne

1656007895_Capture.JPG

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur reagimit të Ministrisë së Jashtme Bullgare, e cila ngrinte shqetësimin për gjuhën e kreut të qeverisë ndaj Bullgarisë. Rama e ka të qartë gjuhën e tij: ‘Hiqni veton, ose na duroni ne!’ përsërit kreu i qeverisë.

"Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq është fare e lehtë: Hiqni VETO-n ose më duroni mua. Dhe meqë ra fjala, më lejoni t'ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër e Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën", shkruan Kryeministri. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pellazg: 24/06/2022 18:33

    Edi Rama di ça flet Se kta spordhjakt europian na kan lodhur kokën Veç mundohen të tallen sa e sa her i kan shtytur Po sja the tjetrit në sy. Ai prap e përsërit gabimin Shqiptarët duhet të punojnë më shum që mos tja u kemi nevojën ktyre spordhajkve

    Përgjigju
    • Alb An BEU: 27/06/2022 07:24

      Shume mire ua beri! POR, Rama e pohon vete se BE este institución i KALBUR! pse atehere na duhet te hyjme ne kete Dasem nga e cila NUK do dalim dot me pa na zhvatur pasurite natyrore? Me shume se na duhet BE neve u duvet Shqiperia atyre!

  • LORA: 24/06/2022 15:23

    Kryeministri Rama shkelqen ne politiken e jashtme. Lojes-kurth per pengimin cinik te Shqiperise i erdhi fundi i turpshem. Artikulimi i tij publik eshte me i duhuri,ne mbrojtje dinjitoze te arritjeve dhe interesit europeist te Shqiperise tone.

    Përgjigju
  • Driitan: 24/06/2022 14:24

    gjuha qe po perdor eshte e duhura sepse ai esht lodhur per vendin tone qe te arrij deri ktu dhe ju i hidhni posht gjith punen e mundin duke refuzuar antarsimin ne BE

    Përgjigju
  • anila: 24/06/2022 14:23

    rama ka te drejt qe flet me ate gjuhe se ate meritojne, nuk po i shperblehet puna qe po ben madje po i hidhet posht. turp

    Përgjigju
  • Rei: 24/06/2022 14:01

    Me vjen keq per BE qe ka rene ne nje pike ku nje vend e perdor voten e saj si menyre per te kercenuar nje vend tjeter kanditat

    Përgjigju
  • Tani: 24/06/2022 13:59

    Hipokrizi e madhe ajo qe po ndodh sot.BE aleanca qe simbolizonte lirine gje gjithpeefshirjen ne fillimet e saj po ndalon 2 vende qe kane bere gjithcka duhej te hyjne ne rradhet e saj

    Përgjigju
  • syçeluri: 24/06/2022 13:41

    qe ne femijeri kam degjar se bullgeret i quanin "nemce" qe edhe sot nuk ja di kuptimin

    Përgjigju
  • Fani: 24/06/2022 13:34

    Lavdi shoku Rama! Meqe po punon sa per shtate kryeministra, edhe pse nuk ta don zemra, zamet e ke po ti kena fal nja 200 mil euro dhe ullishtet e Jales. Meri dhe ti gezoc o strategjiku i kombit!

    Përgjigju
  • Ini: 24/06/2022 12:20

    Puna e palodhur dhe durimi juaj do ju njxerre ne drite zoti Rama

    Përgjigju
  • Noel: 24/06/2022 12:19

    Shpresoj qe ta mendojne dhe nje here dhe te ulen te bisedojne dhe te gjejne gjuhen e perbashket qe te futemi ne BE

    Përgjigju
  • Xhenti: 24/06/2022 12:18

    Te punosh kaq shume dhe te na hapi pune vetem pse nje shtet nuk na mbeshtet eshte per te ardhur realisht keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me nismën e PS për të zbuluar politikanët bashkëpunëtorë të ish-sigurimit?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Perëndimi do të ndajë edhe 1.5 miliard euro për Ukrainën

Lufta në Ukrainë/ Perëndimi do të ndajë edhe 1.5 miliard euro për Ukrainën