'Njeh ndonjë djalë të famshëm?' Moderatorja nxjerr zbuluar Meghan, dikur 'gjuante britanikë' dhe qëlloi në shenjë (FOTO)

'Njeh ndonjë djalë të famshëm?' Moderatorja nxjerr zbuluar Meghan, dikur 'gjuante britanikë' dhe qëlloi në shenjë (FOTO)

Modelja dhe prezantuesja televizive, Lizzie Cundy ka zbuluar disa biseda sekrete me dukeshën Meghan Markle. Lizzie ka tregua se para se të njihej me Princ Harryn, Meghan i ka kërkuar t’a prezantonte me ndonjë mashkull të njohur dhe të fuqishëm britanik, pasi ajo ishte beqare.

Në këtë periudhë Meghan ishte ndarë nga bashkëshorti i saj Trevor Engleson dhe po kalonte shumë kohë në Angli. E gjithë biseda është realizuar gjatë një darke bamirësie në vitin 2013.

“Po bënim një bisedë mes vajzash dhe ajo më tha ‘Njeh ndonjë djalë të famshëm? Jam beqare dhe më pëlqejnë shumë britanikët'. Unë i thashë ‘Le të dalim dhe të gjejmë ndonjë’,”  -ka rrëfyer 50-vjeçarja në autobiografinë e saj, “Tales From The Red Carpet”. Ajo ka shtuar se i ka treguar Meghan-it foton e futbollistit Ashley Cole, i cili sapo ishte ndarë nga Cheryl asokohe dhe dukeshës iu duk i lezetshëm.

Pas njohjes me princin moderatorja dhe Meghan nuk u takuan më. Sipas moderatores dukesha ishte një tip argëtues, që i pëlqente të pinte dhe ishte ndryshe nga shumë të tjera që u intereson të flasin vetëm për veten.

 

1/2
/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës

Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës