Njerëzit inteligjentë kanë më pak miq

Njerëzit inteligjentë kanë më pak miq

Zakonisht të kesh pak miq nuk është sinonim i inteligjencës, përkundrazi: mungesa e një numri të mirë miqsh të fut në grupin e “humbësit”, atyre njerëzve që nuk u pëlqen të lidhen me të tjerët. Por cila është e vërteta në gjithë këtë? A është vërtet e çuditshme të kesh pak miq? Disa argumentojnë se është sinonim i inteligjencës.

Ky është një pohim revolucionar me të cilin shumë njerëz u identifikuan, ndërsa të tjerë hapën sytë nga habia. Një studim zbuloi se njerëzit inteligjentë kanë shumë më pak miq, ndoshta sepse ata veprojnë ndryshe nga sa jemi mësuar.

Psikologët Satoshi Kanazawa dhe Norman Lee arritën në përfundimin se njerëzit që jetojnë në vende me dendësi të lartë të popullsisë janë më pak të lumtur.

Ky pohim u përshëndet nga shumë njerëz, një mit për të cilin kishin dëgjuar, por që ende nuk kishin pasur ndonjë konfirmim shkencor. Derisa statistikat vërtetuan se kjo legjendë është e vërtetë.

Njerëz dhe miq të zgjuar

Ndoshta me njerëz të zgjuar kuptoni ata që merrnin gjithmonë nota të mira në shkollë dhe kishin gjithmonë një libër në dorë. Ata që preferonin të kalonin kohë në bibliotekë për të vazhduar me detyrat e shtëpisë së caktuar nga profesorët. Shoqërimi nuk ishte një aktivitet që ata kishin nevojë, përkundrazi shfaqeshin të lumtur në vetminë e tyre.

Studimi i lartpërmendur, i kryer nga London School of Economics dhe Universiteti i Menaxhimit të Singaporit, zbuloi se njerëzit me një IQ më të lartë nuk kishin nevojë të madhe për të bashkëvepruar me të tjerët, për t’u ndjerë mirë.

Personat me IQ të ulët, nga ana tjetër, shfaqnin prirje drejt socializimit, dëshirë për të kaluar më shumë kohë duke takuar njerëz. Kjo vërtetoi se njerëzit inteligjentë shkojnë kundër turmës. Ata nuk bëjnë atë që konsiderohet “normale”; ata janë të lumtur pa një jetë shoqërore veçanërisht active/Bota.al

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sajmir: 25/09/2023 20:06

    Njerzit inteligjente kan pak miq per arsye se mospershtatja ne ide dhe mendime ia lejon qe te zgjedhin vetem njerez te njejtit nivel dhe mendimesh,dmth kuptohen me njeri tjetrin pa u lodhur duke i shpjeguar dikujt qe si kupton,eshte shume e vertet qe njerzit qe kane pak shoqeri dhe jane te qete dhe me pak fjale kane nivel inteligjence mbi mesatare,ska lidhje qe po u shoqerove me shume njerez nuk je social.

    Përgjigju
  • e drejta: 23/09/2023 11:08

    ESHTE MESE E VERTETE...

    Përgjigju
  • pa IQ: 20/09/2023 00:32

    Njoh dike që e ka IQ 18 dhe është super inteligjent dhe shpesh e kisha pare të fliste me vehten. I thashe një ditë ,ke filluar të flasësh me vehte kështu!? Qeshi,më tha,se nuk jam më i ri dhe më ktheu kurrizin. U çudita nga përgjigja,sepse une jam i ri dhe u ndjeva i ofenduar,prandaj shtova,; E ç'lidhje ka kjo me të qënurit i ri,i thashë unë. Epo i riu si veriu,i flet gjithmonë goja,përpara mendjes. Dhe kështu m'a dh*u dmth dhe une nuk arrita t'a kuptoj atehere por edhe sot e kësaj dite. Ja thashe dikujt këtë,një psikologu me emër dhe më tha,se ne shpesh dhe pa e kuptuar ,paçka se e bejme dhe me qëllim, i shikojmë të tjerëve gunën dhe jo punën,pra hyjmë e i veme ne dukje te metat fizike dhe nuk lexojme ne thellesi,atje ku eshte bota shpirtrore e njeriut dhe ku fshihen vlerat e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Marrëdhënia me SPAK-un pro-aktive, në ditët në vijim do të dorëzoj vetë dosjen me informacione për të gjitha çështjet

Veliaj: Marrëdhënia me SPAK-un pro-aktive, në ditët në vijim do të dorëzoj vetë dosjen me informacione për të gjitha çështjet