Njihuni me vajzën që braktisi Amerikën për të ndjekur dashurinë në Shqipëri, duke ëndërruar nje karrierë artistike këtu

Njihuni me vajzën që braktisi Amerikën për të ndjekur dashurinë në Shqipëri, duke ëndërruar nje karrierë artistike këtu

TIRANË- Aubrie Mema është një vajzë amerikane nga Ohaio e cila braktisi vendin e saj për të ndjekur dashurinë në Shqipëri. Ajo në vitin 2000 takoi Medlirin djalin nga Shqipëria, i cili kishte shkuar për të studiuar në Siatëll, të dy u dashuruan dhe vendosën të martoheshin. Aubrie tregoi se cilat ishin karakteristikat që e tërhoqen nga bashkëshorti I saj shqiptar:

"Në atë kohë mendova se ishte shumë I sjellshëm, që kishte një karakter shumë të fortë dhe më vonë kur erdha në Shqipëri ishte më e qartë për mua që të kuptoja përse kishte karakter të fortë dhe shqiptarët janë kështu kanë një dashuri shumë të thellë, janë shumë të sjellshëm, janë gjithmonë duke kërkuar për mundësi dhe ai ishte ashtu, kjo është arsyeja përse më pëlqen shumë Shqipëria", rrëfeu ajo. 

 

Por pas vitesh larg atdheut, Medliri vendosi të kthehet në Shqipëri, për të jetuar në vendin e tij, ku qëndruan për 9 vite. Aubrie kujton nga vizita e parë ngrohtësinë që i kanë ofruar shqiptarët kudo ku ka shkuar dhe sidomos familja e bashkëshortit:

‘’ Në aeroport na pritën shumë njerëz dhe unë nuk e dija kush ishte familja dhe kush jo. Një familje e madhe, erdhëm në shtëpi dhe cdo gjë ishte me vaj dhe oriz, një drek e madhe që ishte gati për ne, u kënaqëm shumë.Ishte një prezantim shumë I bukur", tha Aubria.  

Ajo shprehet se e pëlqen shumë Shqipërinë pavarësisht vështirësive në gjuhë dhe kulturë:

‘’ Mbas 8 vitesh akoma kam vështirësi ashtu sic edhe e dëgjoni, por megjithatë më pëlqen shumë të flas shqip dhe kultura shqiptare gjithashtu. Dhe këtu në Tokio ne vazhdojmë të gatuajmë ushqim shqiptar. Fëmijët i ka marr malli shumë ngaqë jemi në Tokio për byrek", përfundoi Aubria. 

Çifti ka katër fëmijë dhe tashmë janë shpërngulur sërish nga Shqipëria për në Tokio, për të vazhduar atje jetën e tyre, duke pasur më shumë mundësi që Aubrie si artiste të zhvillojë karrierën e saj në pikturë dhe bashkëshorti I saj shqiptar Medlir të vazhdojë karrierën pedagogjike në universitet.

D.M./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kobe1970: 07/12/2020 19:03

    Titulli i ketij shkrimi..eshte tersish i gabuar..sepse vajsa e vertet qe u trasferua nga amerika ..po momentalish ose per gjithmon jeton ne japoni..per motive pune..duke ndjekur endren e saj ..ne japoni..dhe jo ne shqiperi sic e cileson ne titullin e mesiperm...fat te mbare

    Përgjigju
  • Tralala: 07/12/2020 13:21

    Idjote.

    Përgjigju
    • Toni: 07/12/2020 15:04

      O “tralala”,duket kush është idioti në këtë rast nga emri që i ke vënë vetvetes...

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë