Njihuni me Hëna Omerin, 103-vjeçaren nga Çamëria/ Zbulon sekretin e jetëgjatësisë (VIDEO)

Nëse nuk do të na kishte treguar një mjet identifikimi, do të ishte shumë e vështirë për ta besuar se kjo grua e quajtur Hëna Omeri  ka hyrë në shekullin e dytë të jetës së saj. Ajo sot numëron plot 103 vite.

Hëna, me orgjinë nga Çamëria, jetën e saj, që në rini, e ka kaluar më qytetin e Fierit, aty ku u martua dhe krijoi familje. 

Sot, edhe pse 103 vjeçe, nëna e katër fëmijëve, jeton e vetme, që nga vdekja e bashkëshortit të saj, 40 vite më parë. Ndërsa është e zonja që t’i kryeje vetes të gjitha shërbimet, nga përgatitja e ushqimit deri tek mirëmbajtja e shtëpisë ku banon.

“Katër kam fëmijë. 3 çuna dhe një çupë. Merua tek 70. Të tjerët edhe nuk i mbaj mend. Për drekë? Në mëngjes trahana kam bërë. Do skuq një vezë. Do bëj një sallatë. Do ziej vezë. Dy makarona dhe do i bëj supë. Mish kam. Pule e viçi kam. Vetë i gatuan gjërat? Vetë gatuaj vetë. Nuk kam marrë njeri deri tani. Këtej e tutje nuk e di. Deri tani kam qenë e zonja. E kam përballuar jetën.”-thotë e zonja e shtëpisë.

Hëna rrëfen edhe vështirësitë që e kanë shoqëruar thuajse gjatë gjithë jetës, që nga lindja e ardhja e saj në Fier, nga Filati i Çamërisë.

“Ç'kam vuajtur sa shpirti im e din dhe ai lart që më ka parë. Këtu nuk kishte makineri. Kam rrahur elb, grurë, tërshërë. Këto punë kam bërë dhe Meron e kisha në djep. E lija vetëm në shtëpi. Kur veja në shtëpi më jepnin një copë bukë. Merrja gjysmën e bukës për djalin se e lija vetëm djalin në djep pa ngrënë.  Kur vija rrugës merrja lulëkuqet. Mblidhja gjëra për të ndezur zjarrin. Kur vija e gjeja djalin të vetëm, të partallosur në djep vetëm pa ngrënë pa pirë. Kam vuajtur shumë.”-tregon Hëna.

Ndërsa sekreti, sipas saj, i jetës së gjatë dhe të shëndetshme…. është ushqimi i mirë.

“Më shumë lakra kemi ngrënë”-tregon ajo.

Largohemi nga 103 vjeçarja, Hëna Omeri duke i uruar asaj shëndet dhe ditë të paqta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 08/11/2019 22:26

    Jete te gjate zonje e nderuar çame!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin