E ndërsa qyteti ra në qetësi e gjithë flota e makinerive të pastrimit dhe punonjësit dolën në terren për të pastruar qytetin në mënyrë kapilare.
Në pikat kyçe ku edhe përqendrimi i njerëzve ishte më i madh në këto ditë festash, u vendosën kosha shtesë, të cilët ofrojnë jo vetëm një estetikë më të mirë, por edhe mundësi që qytetarët të mos i hedhin mbetjet nëpër rrugë.
“Jo vetëm policët e zjarrfikësit, por dhe pastruesit e paparë të Bashkia Tiranëmeritojnë gjithë respektin tonë. Pastruan gjatë gjithë ditës dje dhe sot mbetjet e festave, si shenjë që beteja për civilizim e pastërti do vazhdojë dhe gjatë 2018-ës për një qytet akoma dhe më të pastër”, shkruan Veliaj në Facebook.


d.c./shqiptarja.com









