Njihuni me personin më të zgjuar në botë, 8-vjeçarja autike ia kalon edhe Ajnshtajnit

Njihuni me personin më të zgjuar në botë, 8-vjeçarja autike ia kalon edhe Ajnshtajnit

Ajnshtajn dhe Adhara

Një vajzë 8-vjeçare nga Meksika ka arritur t’ia kalojë edhe Ajnshtajnit për nivelin e inteligjencës.

Sipas një testi inteligjence të bërë së fundi, sistemi i trurit të Adhara Perez është më i lartë se e Albert Ajnshtajn dhe Stephen Hawking.

Dy shkencëtarët kanë IQ të barabartë me 160, ndërsa Adhara 162.

8-vjeçarja është diagnostikuar me Sindromën Asperger, që përfshihet në spektrin autik, e cila shkakton vështirësi në zhvillim dhe në ndërveprimet shoqërore.

Nallely Sanchez, nëna e 8-vjeçares tha se kur Adhara po luante në një shtëpi lodre, shokët e klasës e mbyllën brenda dhe e lanë aty.

Bullizmi i shkaktoi depresion Adharas dhe si pasojë, nuk kishte më dëshirë të shkonte në shkollë. Edhe kur shkonte, flinte në bankë dhe nuk interesohej në mësim.

Sanchez doli në përfundimin se shkolla nuk ishte mënyra e duhur për të edukuar të bijën.

Ajo vuri re sjellje të pazakonta te Adhara dhe prandaj e vizitoi tek një psikolog..

Përmes disa testeve, zbuluan se 8-vjeçarja kishte një IQ super të lartë.

Adhara përfundoi filloren në moshën pesë vjeçare, për një vit përfundoi 9-vjeçaren dhe pas dy vitesh, në moshën 8-vjeçare, u diplomua nga shkolla e mesme.

Ajo është dhjetë vite para studentëve të tjerë.

Sipas Yucatan Times, Adhara po ndjek dy programe online për inxhinieri industriale në matematikë dhe sistemet e inxhinierisë.

Sanchez ka në plan që Adhara të studiojë astrofizikë në Universitin e Arizonës, pasi ëndrra e të voglës është të bëhet austronate.

Mbi të gjitha, Adhara është edhe autore.

Ajo botoi librin “No Te Rindas,” që do të thotë mos u dorëzo. Falë inteligjencës dhe influencës, ajo u përfshi në listën e grave të fuqishme në Meksikë, përpiluar nga Forbes.

Në raportimet vendase, thuhet se Adhara po punon për krijimin e një byzylyku që monitoron fëmijët me aftësi të veçanta.

Byzylyku do të shërbejë për të parandaluar krizat dhe shpërthimet emocionale.

Adhara Perez

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë

EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë