Duke marrë shkas nga situata lidhur me distribucionin e kanaleve DigitAlb, SuperSport, Top Channel, TV Klan, etj, në Republikën e Kosovës; DigitAlb përmes këtij komunikimi sqaron se:
Që prej vitit të largët 2004, DigitAlb u krijua si një Platforme Televizive me një qëllim të vetëm, atë të ruajtjes së Gjuhës Shqipe dhe bashkimit kulturor mes shqiptareve kudo në botë. Natyralisht kanalet DigitAlb filluan distribucionin në Kosovë, njëkohesisht me Shqiperinë, duke mos njohur asnjë barrierë të kohës. Fjalët “bashkim kombëtar”, për ne në DigitAlb kanë qenë në qendër të vizionit dhe strategjisë sonë.
Ne jemi krenarë të themi që DigitAlb i ka paraprirë politikës dhe ekonomisë në shkrirjen e kufijve mes shqiptarëve. Mes Shqipërisë e Kosovës ka akoma kufij gjeo-politikë, por kufij kulturorë, gjuhësorë, sportivë e shpirtërorë nuk ka dhe këtu DigitAlb ka luajtur një rol kryesor.
Nisur nga spekulimet e ditëve të fundit, DigitAlb deklaron se është i hapur për bashkëpunim dhe distribucion të kanaleve televizive kundrejt të gjitha Platformave Televizive dhe të Telekomunikacionit në Republikën e Kosovës, në mënyrë qe i gjithë publiku në Kosovë të ketë qasje.
Kompania po punon në këtë drejtim dhe të gjithë operatorët e interesuar nga Kosova janë të ftuar te lidhin marrëveshje me DigitAlb për këtë qëllim. DigitAlb ka bindje se operatorët e Kosovës që duan t’i ofrojnë publikut të vet kanale cilësore mbarëkombëtare, sporte elitare, Kombëtaren Kuq e Zi, Përfaqësuesen e Kosovës, Big Brother VIP Shqipëria etj, do t’i përgjigjen kërkesës së tregut për të bashkëpunuar.
DigitAlb, 20 vjet pjesë e familjes mbarëshqiptare.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?
-
Të drejtë
32.1%
-
Të gabuar
56.7%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 427
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria synon ta rinegociojë marrëveshjen për burgjet me Danimarkën
16 Maj, 16:40
-
Knaus: Kosova nuk do të jetë në agjendën e KiE-së më 17 maj, letra e saj erdhi vonë
16 Maj, 12:30
-
Interpelanca/ Shehu: Njihni gjenocidin serb në Kosovë, mos u fshihni pas OKB! Spiropali: Politikë me viktimat, refuzojmë garën se kush i fryn më shumë fyellit të nacionalizmit
16 Maj, 12:25
-
Qeveria e Kosovës po përgatit një draftstatut për Asociacionin, letër Këshillit të Europës: Këtë muaj drafti në Kushtetuese
16 Maj, 11:48
-
Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin
16 Maj, 10:06
-
Takimi në Bruksel për dinarin, Bislimi: I dështuar! Nuk pres bisedime të tjera për këtë temë
15 Maj, 18:38
-
Kosova në zgjedhje të parakohshme, nënkryetari i LDK-së: Mund të mbahen në fillim Qershori ose fund Korriku! Raportet Kurti-Rama, janë formale
15 Maj, 14:34
-
Komandanti i KFOR-it: Siguria e brishtë, por jemi gati t’i përgjigjemi çdo sfide
15 Maj, 12:14
-
Kosovë/ Sekuestrohet tjetër arsenal armësh në veri, Sveçla: Janë të grupeve kriminale që sulmuan në Banjskë! Ndalohet ish-zyrtari i policisë
15 Maj, 00:35
-
Për herë të parë Lezha do të çelë sezonin turistik në Prishtinë! Bashkia: 60 për qind e pushuesve në Shëngjin janë kosovarë
14 Maj, 13:43
-
QUINT dhe BE kritikojnë Kosovën për refuzimin e vizitës të patriarkut serb
14 Maj, 13:43
-
Osmani thotë se Serbia po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit
14 Maj, 12:12