Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që u skadojnë dokumentet e identifikimit brenda këtij viti

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që u skadojnë dokumentet e identifikimit brenda këtij viti

Foto ilustruese

TIRANË- Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda deklaroi ditën sotme se për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që u skadojnë dokumentet brenda këtij viti, është përcaktuar një radhë për aplikimet, duke lejuar të aplikojnë brenda muajit tetor vetëm shtetasit që kanë marrë dokumentet në fashën kohore Janar - Prill 2009; në muajin Nëntor ata që kanë marrë dokumentet në muajt Maj - Gusht 2009 dhe pjesa tjetër në Dhjetor.

Teksa kreu një inspektim në ambientet e ADISA-s në Njësinë Nr. 6 Tiranë, ku aplikohet për dokumente identiteti biometrike Voda tha se kjo ndarje e re duhet respektuar pasi përndryshe, personat që kapërcejnë afatet, do të mund të aplikojnë vetëm në janar 2020.

Parlamenti zgjati afatin e vlefshmërisë dokumenteve që skadonin brenda 2019-ës me qëllim që t’u lehtësonte qytetarëve kryerjen e shërbimeve dhe për shkak të procesit zgjedhor të këtij viti. Tashmë çdo shtetas gjendet para mundësisë të aplikojë në kohë për të marrë dokumentin e ri të identitetit, qoftë ID apo pasaportë biometrike.

“Më vjen mirë që sot ndodhemi këtu, pra në zyrat e ADISA-s të Njësisë 6, bashkë me Blerinën dhe Adriatikun. Ajo çfarë shoh është pikërisht fluksi i madh i njerëzve, nëse do të shohim postet e aplikimit të Aleat-it. Pra fluksi është i madh, njerëzit vijojnë të aplikojnë për karta identiteti dhe pasaporta biometrike.

Kemi menduar, në mënyrë që të rregullojmë fluksin, - i cili patjetër në muajin dhjetor do të jetë i lartë, pasi kemi përveç kartave të identitetit edhe pasaportat biometrike, - të bëjmë një ndarje në fasha të qytetarëve për aplikim. Do të thotë u bëj thirrje qytetarëve, të cilëve u skadon karta në periudhën janar-prill, të vijnë të aplikojnë brenda muajit tetor. Qytetarët nga maji deri në gusht duhet të aplikojnë në muajin nëntor dhe, nga shtatori deri në dhjetor, do të aplikojnë në muajin dhjetor. Këtë ndarje në fasha ne e kemi bërë që të shmangim fluksin, që qytetarët të marrin shërbimin në kohë. Por më lejoni të them, ju lutem zbatojeni këtë rregull që ne kemi vënë për të pasur ju një shërbim më të mirë, por edhe të mos penalizoheni se më pas do të duhet të prisni muajin janar për të aplikuar për të marrë dokumentin e identifikimit,” tha Zv.ministrja Voda.

Deputetja Blerina Gjylameti, u shpreh me këtë rast se:

“Para disa muajve morëm një vendim për të shtyrë afatet e përfundimit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, ID dhe pasaportat, në mënyrë të tillë që të mos krijonim probleme përsa i përket votimit apo ushtrimit të së drejtës për të votuar të qytetarëve.

Sot jemi në një moment ku po i afrohemi një afati tjetër, ku një pjesë e mirë  e qytetarëve iu skadojnë dokumentet e identifikimit.

Ndaj duke parë qoftë fluksin që kemi tani në pikat ku aplikohet, të Aleat-it, ne i bëjmë një thirrje të gjithë qytetarëve që të mos presin përfundimin e dokumentit, apo vlefshmërisë së dokumenteve të tyre, por të afrohen që në këtë ditë për të aplikuar, dhe në mënyrë të posaçme, duke pasur të koordinuar dhe të planifikuar momentin kur vijnë për të aplikuar, do të bëjmë të  mundur që të mos kemi vonesa apo radhë të gjata.

Nga ana tjetër, janë hapur në Tiranë disa pika ku mund të aplikojnë qytetarët, pra pikërisht për të lehtësuar shërbimin ndaj tyre,” tha deputetja Gjylameti.

Kartat ID të prodhuara në muajt JANAR, SHKURT, MARS, PRILL 2009

Aplikimi deri në 31 Tetor 2019

Kartat ID të prodhuara në muajt MAJ, QERSHOR, KORRIK, GUSHT 2009

Aplikimi deri në 30 Nëntor 2019

Kartat ID të prodhuara në muajt SHTATOR, TETOR, NËNTOR, DHJETOR 2009

Aplikimi deri në 31 Dhjetor 2019

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi cobo: 30/09/2019 13:27

    Po konsullata në Milano po bëjë 2 muaj që telefonoj dhe nuk pegj me ka skaduar pasaporta këtë muaj...

    Përgjigju
  • gjergj muca: 29/09/2019 17:43

    me mbarojn pasp.ne janar te 2020 kur duhet te aplikoj ju lutem

    Përgjigju
  • Artan pasho: 29/09/2019 08:40

    Pershendetje Po per ne qe jetojm jasht atdheut,mua me skadojn ne janar,kur duhet te aplikoj.

    Përgjigju
  • Florin: 27/09/2019 17:12

    Nuke punoni me ka mbaruar pashaporta dhe jy me keni dhen randevu ne nentor keshtu na ndimoni

    Përgjigju
    • emri: 28/09/2019 23:13

      Te kishe vajtur 3 muaj para, siç behet ne gjithe boten. Mos e lije per diten e e fundit. Ke edhe opsionin urgjent, paguan me shume

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Elbasan, punonjësi i bashkisë humbi jetën pasi u rrëzua nga vinçi, procedohet një drejtor dhe shpallet në kërkim përgjegjësi

Elbasan, punonjësi i bashkisë humbi jetën pasi u rrëzua nga vinçi, procedohet një drejtor dhe shpallet në kërkim përgjegjësi