Ambasada Italiane në vendin tonë ka reaguar në lidhje me çështjen e njohjes së patentave shqiptare në vendi fqinj. Me një postim në Twitter, Ambasada bën me dije se marrëveshja mbi patentat ka hyrë në fuqi që më 12 korrik, por thekson se është duke u punuar për të zgjidhur disa probleme teknike.
"Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre", thuhet në postimin e Ambasadës Italiane në Twitter.
Marrëveshja për njohjen reciproke të patentave në Itali u konkretizua më 11 mars dhe do të jetë e vlefshme për 5 vite dhe në përfundim të këtij afati palët kanë të drejtë të ulen në diskutime për të vijuar me rinovimin e kësaj marrëveshjeje në mënyrë që të mos ndodhë ndërprerje qoftë edhe e përkohshme në konvertimin e lejeve të drejtimit.
Si pasojë e kësaj marrëveshje, tashmë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin, pa pasur nevojë për prova teorike dhe praktike, përveçse në situata të veçanta, në të cilat është e nevojshme një provë praktike drejtimi.
Kjo marrëveshje u arrit pas një vizite të Ramës në Itali, ku u kërkoi autoriteteve italiane zgjidhjen përfundimtare për njohjen e patentave shqiptare në Itali.
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.5%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2218
Lajme të tjera
-
Lega pranon kërkesën e Interit, ndeshja me Torinon luhet në mesditë! Festë pa trofeun në Milano
23 Prill, 15:40
-
Baba i një vajze, ky është 25-vjeçari shqiptar që vdiq në aksident në Itali
23 Prill, 12:19
-
Në kërkim nga Italia për prodhim dhe shitje droge, pranga 39-vjeçares në Dibër
23 Prill, 11:19
-
Itali/ U ekzekutua në plazhin Bora Bora, ‘Sky ECC’ zbulon porositësin e vrasjes së Selavdi Shelajt, pagoi 150 mijë euro (EMRI)
22 Prill, 20:34
-
E rëndë në Itali/ Dy pitbullë vrasin foshnjën 13 muajshe, ia morën të ëmës nga krahët
22 Prill, 13:32
-
Trafik droge dhe armësh, 13 të arrestuar si pjesë e bandës shqiptaro-italiane
22 Prill, 09:34
-
Itali/ Arrestohet 27-vjeçari shqiptar, policia i gjeti 7 doza kokainë dhe rreth 10 kilogramë marijuanë
21 Prill, 17:03
-
VIDEO/ Milano, hedh 25 vjeçaren në shinat e metrosë, arrestohet për tentativë vrasjeje
20 Prill, 20:47
-
Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online
20 Prill, 14:13
-
Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja
20 Prill, 09:00
-
VIDEO/ Rrëzim dramatik për çiklistin, përplas kokën me shtyllën! Kaska i shpëton jetën
18 Prill, 21:31
-
Shqiptari humb jetën në kantierin e ndërtimit në Itali! Komuniteti vajton njeriun me zemër të madhe! Iku nga Shqipëria me varkë, në Asola ndërtoi shtëpinë me 600 bashkëatdhetarë
18 Prill, 14:41
Me vjen keq qe ambasadori Italian tallet me gazetaret Shqiptar duke I thene qe ligji ka hyre ne fuqi por akoma nenshtetasit Shqiptar nuk aplikojne dot se kemi probleme teknike nje gazetar me shkolle duhet te ofendohet se è kupton qe eshte tallje, dhe mbi te gjitha duhet te irritohet kur Italia ja njeh kete te drejte vendeve afrikane dhe Luan me lojra fjalesh indinjuese me fqinjet.
PërgjigjuBravo! Kombinim i bukur ku ngjall urrejtje kundrejt ambasadorit te nje vendi mik, qe sulmon kredibilitetin e gazetareve te Shqiptarja.com (sepse eshte gazete qe kritikon mikun tone te dashur S.B.), dhe te gjithe kete e ben pa i ndare fjalite nga njera tjetra duke krijuar edhe pershtypjen se populli shqiptar eshte injorant ne drejtshkrim. Mbyte popullin malaga turkalvanos. MBYTE!