Një ditë pas pas predhës, gjendet arsenal armësh në Pukë (FOTO)

Një ditë pas pas predhës, gjendet arsenal armësh në Pukë (FOTO)

Forcat xheniere dhe granatat e zbuluara në Pukë

Forat e Armatosura në Bashkinë e Pukës kanë gjetur sot një arsenal armësh në të njëjtën zonë banimi ku një ditë më parë punonjësit e Bashkisë gjetën një predhë.

Ditën e sotme Ministria e Mbrojtjes ka dërguar një ekip të Forcave të Armatosura në bashkinë e Pukës për të kontrolluar zonën.

Gjatë kërkimeve dhe krehjes së zonës, xhenierët e Forcave të Armatosura zbuluan 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se këto municione të kenë dalë nga depot e FA dhe të jenë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e banorëve.

Forcat xheniere dhe granatat e zbuluara në Pukë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale