Një ditë para inaugurimit të ''Air Albania Stadium'', Rama viziton kombëtaren: S'ka rëndësi rezultati, duhet të jepni jetën

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vizituar kombëtaren shqiptare të futbollit një ditë para debutimit në ‘’Air Albania Stadium’’ ndaj Francës.

Rama i shoqëruar edhe nga Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka takuar kryesisht futbollistët e kombëtares të cilët nesër do të kenë fatin të shijojnë për herë të parë ndjesinë e të luajturit në stadiumin më modern dhe të madh të Shqipërinë, pëballë kampionëve të botës në fuqi, Francës. Në një mbledhje në fushë me lojtarët, Rama mes batutash ka marrë kompetencat e trajnerit Reja duke u shprehur se ''taktikën ma ka lënë mua'' dhe i ka thënë lojtarëve se në fushën e gjelbër duhet të lenë jetën pavarësisht rezultatit. Madje kryeministri nuk ka hezituar t'i thotë Elseid Hysajt se stadiumi ''Air Albania'' është shumë më i bukur se ai i Juventusit në Itali. 

Për akustikën ai u shpreh se është shumë e mirë dhe se pavarësisht se stadiumi ka një kapacitet 22 mijë tifozësh do të duken si 60 mijë tifozë. Më pas nuk kanë munguar batutat dhe shakatë mes lojtarëve të Shqipërisë dhe Ramës të cilat sollën dhe një ambient të ngrohtë dhe pozitiv në kampin kuqezi.

Me shumë mundësi kryeministri nesër do të jetë vetë i pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen e parë në ‘’Air Albania Stadium’’ e cila do të inaugurohet me një ceremoni të veçantë me protagonistë këngëtarët  Era Istrefi, Aurela Gaçe, Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Juliana Pasha, si dhe nën masa të rrepta sigurie përsa i përket të pranishmëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:44
Rama foto me gjithë lojtarët e Shqipërisë: Do thonë këta e mori dhe kombëtaren

1573930093_Screenshot17.jpg

Gjatë një foto të përbashkët me lojtarët e kombëtares shqiptare Rama nuk ka mundur t'i qëndrojë larg politikës. I akuzuar shpesh nga opozita se ka kapur institucionet Rama përpara fotos i ka thënë lojtarëve "Do thonë këta tani e morre edhe kombëtaren". Batuta e kryeministrit ka shkaktuar të qeshura tek lojtarët e Shqipërisë. 

Ora 19:03
Balaj i befasuar nga stadiumi i ri: Si jashtë shtetit, Rama: Ti kap ndonjë gjë në ajër

1573927959_Screenshot14.jpg

Sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj lidhur me ''Air Albania Stadium'' është shprehur para kryeministrit Rama se ky impiant është si jashtë shtetit. 

"Ndjesia e parë për ne është sikur po luajmë jashtë shtetit. Jemi mësuar që në stadiume të tilla të luajmë vetëm në ndeshje jashtë".- tha Balaj. 

Ndërkohë Rama i ka thënë sulmuesit shkodran se " Ja u sollëm edhe stadiumin jashtë shtetit, jo vetëm të luani në stadiume të tilla jashtë shtetit". Por batutat nuk ngelën me kaq. Rama iu rikthye Balajt përsëri kësaj radhe referuar golave 

"Air Albania është për fluturime në ajër. Por edhe ty për në ajër të kemi se në tokë ti nuk kap gjë, të paktën kap ndonjë gjë në ajër.''

Ora 18:53
Hysaj e pret me batutë: Ke marrë pak nga Juventus për ta bërë stadiumin, Rama: Ky është më i bukur

1573927367_Screenshot12.jpg

Kapiteni i Shqipërisë Elseid Hysaj e ka pritur me batutë Ramën duke e ngacmuar dhe për skuadrën e tij të zemrës, Juventusin. Shkodrani i ka thënë Ramës se ai ka marrë pak nga Juventusi për ta bërë stadiumin, por kryeministri nuk heziton t'i thotë se ''Air Albania Stadium'' i Tiranës është më i bukur se Allianz Stadium i Torinos. 

Gjithashtu Rama i bën me dije trajnerit Edoardo Reja se dhe akustika e stadiumit të ri është shumë e mirë. Kryeministri shprehet se brohorimat në stadiumin ''Air Albania'' do të jenë sa për 60 mijë tifozë dhe pse kapaciteti i stadiumit është 22 mijë tifozë. 

Ora 18:45
'Reja ma la mua taktikën', Rama i jep këshillat lojtarëve: Këtu duhet të jepni jetën, s'ka rëndësi rezultati

Për disa çaste kryeministri Rama ka mbledhur në fushën e ''Air Albania Stadium'' lojtarët e Shqipërisë. Me doza humori kryeministri ka lënë për disa çaste detyrën e tij, për të bërë atë të trajnerit të kombëtares shqiptare. Ai ka këshilluar lojtarët se çfarë duhet të bëjnë ndonëse edhe Rama e ka një ankth të madh, minutat shtesë. 

"Këtu në këtë fushë nuk ka rëndësi rezultati, s’ka rëndësi kush fiton. Këtu duhet të jepni jetën. Njerëzit duhet të mësohen se do të shohin lojtarë që japin jetën. Rëndësi ka që të jeni 90 minuta zjarr. Dhe sidomos ato minutat shtesë, aman. Se aty është tmerri. Kur vjen ajo shtesa kur do bëhet goli, i të tjerëve kuptohet."- thotë Rama.

a.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është menaxhuar si duhet situata pas tërmetit të 26 Nëntorit?

Komento

Komente

  • Andi: 17/11/2019 07:10

    Po e vizitoi rama ska shans te fitoj kombetarja ai erdhi ne pushtet shqiptaret po ikin nga syte kembet. Sa per emrin po ta kishte heq saliu qemal stafen do Benin namin komunistet kur jua heq e jua fut rama ju pelqen se ua fut partita.

    Përgjigju
  • Haka: 17/11/2019 04:45

    Ua sa i squt. Rezultati spaska rendesi. Po ju jepni jeten. Dhe ky tipi eshte kryeminister. P*th te semes...

    Përgjigju
  • Air RRena: 16/11/2019 22:53

    Sa here ka shkuar ky pleher ti vizitoje kombetaren te sigurte e kane humbjen

    Përgjigju
    • Nik: 17/11/2019 04:29

      E vizitoj me Moldavine dhe fituam

  • Trala zura nje gale: 16/11/2019 18:26

    Humbja eshte me e sigurte sa here qe e ka vizituar Kombetaren aq here ka humbur.

    Përgjigju
    • Fred: 17/11/2019 06:50

      Si ai qe ka zene nje gale

    • Nik: 16/11/2019 20:19

      E vizitoj me Moldavine dhe fituam