Një histori frymëzuese nga Elisa pas tërmetit shkatërrues: E kam zemrën plot! (Bota mblidhet për të ndihmuar Shqipërinë)

Një histori frymëzuese nga Elisa pas tërmetit shkatërrues: E kam zemrën plot! (Bota mblidhet për të ndihmuar Shqipërinë)

Pas tërmetit shkatërrues që goditi qytetin e saj të lindjes në Shqipëri më 26 nëntor, Elisa, nxënësja e programit të shkëmbimit YES, e kuptoi se duhet të jepte ndihmën e saj. Me mbështetjen e nxënësve të tjerë të shkëmbimit në Kaliforni, të cilët vinin nga Rumania, Gjeorgjia, Pakistani, Serbia dhe Armenia, ajo arriti të mbledhë 574 dollarë duke dhuruar bakllava në shkëmbim të një dhurimi ndihme. Së bashku me ndihmën, Elisa i kërkoi dhuruesve edhe të jepnin një mesazh mbështetjeje, i cili do përkthehej dhe do t’u përcillej të prekurve. Brenda një jave, bota u mblodh për të ndihmuar dhe kjo e mbushi Elisën me shpresë.

“E kam zemrën plot pasi pashë sa të mirë mund të jenë njerëzit dhe e di që bëmë diçka që do bëjë, sikur edhe të paktën një person në vendlindje, të këtë shpresë se gjërat do bëhen më mirë dhe të besojë se pas errësirës vjen drita. I jam mirënjohëse koordinatores dhe grupit tim. Faleminderit të gjithëve që dhuruan. Ju dua shumë dhe jam kaq e lumtur që ju kam në jetën time”, është shprehur Elisa, ndërsa historia e saj është shpërndarë në rrjetet sociale nga ambasada amerikane në Tiranë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Marrëveshje PS-Rithemelimi për të kontrolluar SPAK? Qytetarët të ndarë: 49.1% e besojnë, 50.9% përgjigjen jo

Sondazhi në Report Tv/ Marrëveshje PS-Rithemelimi për të kontrolluar SPAK? Qytetarët të ndarë: 49.1% e besojnë, 50.9% përgjigjen jo