Një muaj para se të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, Biden thyen këmbën duke luajtur me qenin e tij 

Një muaj para se të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, Biden thyen këmbën duke luajtur me qenin e tij 

Joe Biden

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka pësuar fraktura në këmbën e tij të djathë të shtunën ndërsa luante me qenin e tij dhe me shumë gjasa atij do t’i duhet të mbajë veshur një këpucë ecjeje gjatë javëve të ardhshme

“Grafitë fillestare nuk treguan fraktura të dukshme, por stafi mjekësor urdhëroi për një skaner më të detajuar ku dhe më pas u gjetën dy fraktura të vogla në mes të këmbës së tij të djathë”, shkruan në deklaratë doktori i tij, Kevin O’Connor.

Në pamjet që transmetohen në rrjetet sociale shihe presidenti i zgjedhur teksa çalon. Biden theu këmbën teksa luante me qenin e tij Major, një nga dy qentë e tij të cilin e morën pranë shtëpisë së tyre në vitin 2008.

Edhe presidenti aktual Donald Trump, i ka uruar shërimin të shpejtë me anë të një postimi në mediat sociale.

Biden, 78 vjeç do të jetë presidenti më i vjetër në historinë e SHBA, por gjatë fushatës ai e shmangu pyetjet në lidhje moshën e tij. Megjithëse në raportet e fundit mjekësore tregohet se të gjitha të dhënat e tij janë në nivele të pranueshme.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nana: 30/11/2020 15:29

    Mbylljen totale e bejne nje kategori njerzish te papergjegjshem , i njorante , mendjemedhenj, arrogante, te pa dhimshem qe qarkullojne pa zbatuar asnje mase , biles ka nga ata qe qarkullojne te infektuar e frkuntojne , kafe, merkete spitale ,shkolla , cerdhe e kuta di une,e nuk e bren ndergjegja fare , atehere normal se do kete mbyllje. Jeta eshte e shtrejte....sfidoje. Jeta eshte jete ...Jetoje. Po si???? Mbyllu brenda e mos u anko skeme. ...skemi.Ka dhe nga ata qe punojne , e quajne veten ...intelektuale... , paguhen me taksat e atij te verferit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit