Një mundësi e artë punësimi në Kukës...dhe vjen përmes përpunimit të leshit (VIDEO)

KUKES - Organizata e Investimeve Sociale SDI, përmes një ekspozite të punimeve artizanale me dorë të leshit ka finalizuar në  qytetin e Kukësit projektin “Zhvillimi i Tregut të Fibrave Artizanal” ndërkohë që vitin e ardhshëm pritet hapja e një qendre artizanale ku do të punësohen 125 gra dhe vajza Kuksiane.

“Në muajin janar të vitit të ardhshëm do të fillojmë një projekt tjetër që do të përfshijë 125 gra si dhe barinjtë të cilët do të mundësojnë sigurimin e fibrave të leshta. Ky projekt ka të bëjë edhe më hapjen e një qendre artizanale në qytetin e Kukësit ku do të realizohen procese të ndryshme të punimit të fibrave të leshta që nga prerja, larja dhe finalizimi i prodhimit. Donatorë të projektit janë Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe GIZ Albania”, shprehet Elias Mazloum, drejtues i SDI.

1576412636_kukulla5.jpg

“E gjithë puna jonë shkon  drejt hapit të radhës i cili është hapja e një qendre artizanale që është në hapat e para për tu zhvilluar. Ne kemi bërë të pamundurën dhe kemi hedhur të gjitha hapat e duhur,si në aspektin e përgatitjes  dhe aftësive të grave dhe vajzave po edhe në aspektin e pjesës ekonomike dhe tregtare. Ne i kemi mundësuar që të marrin aftësi edhe në marketing edhe në shitje e të bërit biznes", thotë Besnik Ligaçi, përfaqësues i projekteve RISI Albania.

1576412668_kukulla3.jpg

Projekti ka zgjatur nëntë muaj  përmes të cilit është arritur krijimi i një  grupi artizanesh  të gatshëm të punojnë së bashku me qëllim përmirësimin e  përpunimit të leshit në rajonin e Kukësit me teknika të reja dhe moderne si dhe për të krijuar mundësi punësimi.

1576412688_kukulla.jpg

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS