Greqi/ Një tjetër viktimë nga koronavirusi, shkon në 27 numri i të vdekurve, 892 persona të infektuar

Greqi/ Një tjetër viktimë nga koronavirusi, shkon në 27 numri i të vdekurve, 892 persona të infektuar

Një tjetër pacient ka humbur jetën në Greqi nga koronavirus, duke e çuar në 27 numrin e të vdekurve dhe 892 numrin e të infektuarve, njofton kreu i Komitetit të Sëmundjeve Infektive të Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras.

Sipas mediave greke, viktima ishte një 84-vjeçar. Bëhet me dije se, 22 prej viktimave nga COVD-19 janë burra dhe pesë janë gra. Në të njëjtën kohë , 57 persona të hospitalizuar në reanimacion dhe 54 janë intubuar, ndërsa  42 pacientë u shkarkuar pasi rezultuan negativ pas disa testeve për COVID-19.

Komiteti grek i Ekspertëve u takua ditën e djeshme për të miratuar një protokoll trajtimi për ata që ishin në spital.

Specialisti i sëmundjes infektive tha se gjendja e keqe në Itali dhe Spanjë ka rritur shqetësimin tek shkencëtarët. Ai theksoi se  nëse masat hiqeshin, do të kishim të njëjtën situatë edhe pse aplikimi i kurbës ishte " zvogëluar ".

"Kursi i virusit është në përpjesëtim me masat. Deri më tani nuk kemi shenja të rritjes eksponenciale. Ne jemi në fillim të betejës ”, është shprehur Tsiodras.

Sipas Qendrës Evropiane për parandalimin e sëmundjes, shkalla e transmetimit të sëmundjes brenda 14 ditëve u rrit 10 herë , duke arritur nga 3.3% në 31.6% në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, Greqia ndodhet ende larg këtij piku.

"Suksesi do të varet nga masat dhe sa do të zgjasin. Në këtë pikë pauza do të ishte katastrofike. Sa për pajisje sanitare, ato do të kontrollohen . Mendohet se do të ketë një protokoll për mbrojtjen e tyre ", ka thënë Tsiodras.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 06:14
Koronavirusi/ Rezulton e infektuar edhe një foshnjë 7.5 muajshe në Greqi, prindërit izolohen në karantinë

1585286113_baby18672221280.jpg

Një foshnjë 7.5 muajshe është konfirmuar pozitive me koronavirus në Greqi, pas ekzaminimeve në një spital të Rodos. Foshnja u transportua në spitalin e ishullit një ditë më parë nga prindërit e tij me simptoma të infeksionit viral. Nga mostrat që u morën në klinikën pediatrike për një ekzaminim rezultoi pozitive.

E vogla është  rasti i parë i identifikuar pozitivisht me koronavirus në ishullin e Rodos. Familja ishte urdhëruar nga spitali që të qëndronte në shtëpi derisa të merreshin rezultatet e ekzaminimit të tyre.

Simptomat që kishte fëmija ishin të buta, por për shkak se ai kishte ethe, sipas protokollit duhej të ndiqej një procedurë e veçantë testi koronavirus. Administratori i spitalit Gregoris Roumanis dhe autoritetet kompetente u informuan menjëherë ndërsa një proces i zbatimit të masave për të ndaluar përhapjen e virusit tashmë ka filluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë