Noizy takon Dritan Dajtin në burgun e Peqinit? Ja çfarë i kërkoi 'i forti' që vrau 4 efektivë policie

Noizy takon Dritan Dajtin në burgun e Peqinit? Ja çfarë i kërkoi 'i forti' që vrau 4 efektivë policie

Cllevio, Dritan Dajti dhe Noizy

TIRANË- Reperi i njohur, Noizy duket se ka takuar në burg, Dritan Dajtit, personi i cili vuan dënimin për vrasjen 4 policëve. Këtë fakt e ka zbuluar Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti.

I ftuar në TVSH, ai ka zbuluar se ka zbutur armiqësinë me Noizyn, pasi ia ka kërkuar “pedagogu i tij”, referuar këtu Dritan Dajtit. Sipas tij, ka qenë Dritan Dajti që i ka kërkuar Noizy që të “mbyllë muhabetin” me Cllevion.

"Nuk la njeri pa kapur për të mbyllur muhabetin, në fund fare shkoi në burgun e Peqinit takoi pedagogun tim dhe më tha pedagogu mua lëre".

Për Dritan Dajtin e ke fjalën? Po. E ka takuar dhe është futur Tani dhe nuk ia prish dot. Edhe mund t'ia prish, por problemi është se më ndëshkon ai mua pastaj dhe unë nuk dua që të më ndëshkojë ai. Të tjerët le të më ndëshkojnë, por nga ai nuk dua kurrë. Është futur ai, por mua nuk më mbajnë nervat ndonjëherë se i nxjerrin pamjet, ma sjellin videon në internet, " tha Cllevio.

Kujtojmë se kur u përplas me Noizyn, Kleviol Ahmeti duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje. Video teksa Noizy grushtonte të riun përpara lokalit të tij në zonën e Currilave, u publikua në rrjetet sociale, dhe policia pasi arrestoi Cllevion, vuri në hetim në gjendje të lirë reperin Rigels Rajku dhe të atin. Sipas asaj që ka shkruar Noizy në Instagram, gjithçka ndodhi pasi Cllevio me emrin e vërtetë, Kleviol Ahmeti, i ofendoi familjarët.

Kush është Dritan Dajti?
I lindur në Tiranë më 17 nëntor 1971 ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Ai u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes. Ne dosjet e prokurorisë dhe policisë, por edhe në Interpolin Europian, emri i tij shkruhej me të kuqe, pasi cilësohej si një nga personat më të rrezikshëm. Në arkivin e prokurorisë dhe gjykatës “njollosja” e emrit te tij do te realizohej per here te pare per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999. Viktima kishte nisur ndërtimin e një pallati në rrugën H.H. Dalliu, por ai ishte konfliktuar me disa persona.

Historia e tij u bë e famshme kur Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar. Dajti mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, ai iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër. Por nuk ngurroi që pistoletën t’ia drejtonte edhe prokurorit, që në ato moment po bëhej gati për t’u futur në sallën e gjyqit.

Dajti u arratis me pranga në duar, doli nga dera kryesore e gjykatës, u rrëzua një herë, por policia nuk mundi ta neutralizojë. Ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë. Qëndroi 6 vite në arrati.

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë. Ndaj tij nuk ka një vendim final nga drejtësia finale. Pretendon se ka reaguar se po mendonin që kanë dashur që ta ekzekutonin, se thoshte më kanë qëlluar të parët. Së fundmi, arriti të shmangë burgimin e përjetshëm për shkak të legjislacionit shqiptar, duke përfituar gjykimin e shkurtuar.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qinami: 22/09/2022 07:57

    Te tre keta llumi shoqerise dhe me llum ju qe merreni me ta

    Përgjigju
  • Roni: 22/09/2022 03:29

    NJe kriminel qe vret 4 police e qe nuk denohet me burgim te perjetshem, vetem ne Shqiperi e gjen. Nuk e dija qe Noiz jevgjiti, qe i vogel i kishte hundet me jarge e buzet me shkume, qenjerka mik me Kriminelin Dajti...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shtyn zbatimin e fashës 800 kWh për çmimin e energjisë, mendoni se është zgjidhja e duhur?



×

Lajmi i fundit

Akademia e Shkencave risjell për herë të dytë në Shqipëri një nga konferencat më mëdha të shkencës

Akademia e Shkencave risjell për herë të dytë në Shqipëri një nga konferencat më mëdha të shkencës