Normaliteti rikthen shkeljet! Të dehur dhe pa patentë, arrestohen 18 shoferë, policia bën 'kërdinë' me gjoba (VIDEO)

TIRANË-Me lehtësimin e masave kufizuese për lëvizjen e lirë të mjeteve janë rikthyer shkeljet dhe bashkë me ato edhe gjobat nga policia.

Policia e kryeqytetit  në 24 orët e fundit ka arrestuar në kushtet e flagrancës 18 drejtues mjetesh, nga të cilët 11 në gjendje të dehur dhe 7 të pa pajisur me leje drejtimi.

Janë pezulluar 107 leje drejtimi, nga të cilat 23 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 74 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për shkelje të tjera të ndryshme. 78 gjoba janë vendosur për shkelje të semaforit.

Janë gjobitur 358 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo kishin ndaluar në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat.

Por gjithashtu janë gjobitur 93 drejtues biçikletash, të cilët janë konstatuar duke qarkulluar në pistat që nuk janë të rezervuara për to.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 31/05/2020 19:04

    Shpartallojini gjith bajgat fshatarë së na moren me qafe duke na shtypur, bjeruni rende!

    Përgjigju
  • Xhavidi: 31/05/2020 14:04

    Normal policija vetem dhune e gjoba, se rregull nuk din me vu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet