Novak Gjokoviç dëbohet nga Australia pasi mashtroi me COVID, reagon Braçe: Po VIP-at shqiptarë? Këtu janë mbi ligjin! E pasoja, rekord infektimesh dhe humbje jete

Novak Gjokoviç dëbohet nga Australia pasi mashtroi me COVID, reagon Braçe: Po VIP-at shqiptarë? Këtu janë mbi ligjin! E pasoja, rekord infektimesh dhe humbje jete

1642336926_page.jpg

Deputeti Erion Braçe ka reaguar në lidhje me lajmin se numri 1 i tenisit në botë, Novak Gjokoviç, ka marrë sipas tij dënimin e merituar nga autoritetet australiane pasi mashtroi me historinë e tij me COVID. Braçe shkruan se askush nuk është mbi rregullat atje dhe bën një paralelizëm me situatën se si sille 'vipat shqiptarë'.

Postimi i Braçes

Vip-i pa vaksinë kthehet në Serbi, sepse ligji nuk e njeh vipllëkun! Numri 1 i tenisit në botë dhe hero kombëtar në Serbi-nga këta që ai vend i shpall çdo muaj, ishte i pa vaksinuar, për pasojë ne kundërshtim me ligjin e rregullat në Australi! Pike dhe kaq!

Po këtu? Këtu vipllëku është përtej ligjit, rregullave; këtu VIP-at i bëjnë vetë rregullat e sëmundjes; lexojnë aq shumë sa plasin dhe e vendosin vetë, individualisht si VIP apo në grup si VIP-a, se si përballen me sëmundjen:

Nuk ka rëndësi në janë këngëtarë, aktorë, gastorë, prezentatorë apo politikanë, nuk ka rëndësi që janë në festa apo protesta, ata janë VIP-a dhe janë mbi ligjin e rregullat!

Aaaa po, rëndësi ka që ata i thonë popullit: Për ju ka rregulla te tjera!

Dhe pasoja: Të premte- 2 179 të infektuar dhe 7 të vdekur; të shtunë- 2 163 të infektuar dhe 3 të vdekur. Dhe nuk ka mbaruar; të infektuarit e sotëm janë ata të festave të ndaluara e mitingjeve të lejuara të fundvitit; tani prisni valën e festave, mitingjeve e protestave të kësaj jave!


Lajmi kryesor:

Refuzoi vaksinimin anti-COVID/ Përjashtohet nga ‘Australian Open’ tenisti serb Novak Gjokoviç pasi humb gjyqin, pritet të dëbohet nga Australia


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës