'Nuk arritëm të mbajmë premtimin...'Kryeministri slloven: Gabim historik dështimi i negociatave me Shqipërinë

'Nuk arritëm të mbajmë premtimin...'Kryeministri slloven: Gabim historik dështimi i negociatave me Shqipërinë

Duke komentuar dështimin e negociatave të BE-së për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,  kryeministri slloven Marjan Sarec tha se, kjo mundësi ka humbur dhe tashmë dëmi është bërë dhe se besueshmëria e BE-së në rajon është cenuar.

“Do të ketë probleme në të ardhmen, sepse këto vende nuk do t’i besojnë më BE-së dhe ende nuk dihet nëse ne do të arrijmë të hapim rrugën europiane për këto vende”, deklaroi Sarec në Bruksel.

“Ne nuk arritëm ta mbanim premtimin tonë…”, deklaroi Sarec.

Kryeministri slloven, Sarec tha se, “Sllovenia e kishte bërë shumë të qartë pozicionin e saj dhe bashkë me shumë vende të tjera kishte paralajmëruar për pasojat e paparashikueshme në rastin e një bllokade për negociatat.”

“Është diskutuar gjithashtu edhe për një gabim historik. Kjo pa dyshim që nuk është një shenjë e mirë. Ne do të shohim se si do të shkojnë gjërat, por ne nuk jemi shumë optimistë”, shtoi Sarec, ndërsa kritikoi shtyrjen e vazhdueshme të vendimeve.

“BE-ja duhet të zgjidhë çështjen e  zgjerimit nëse dëshiron të qëndrojë një komunitet i besueshëm ku shumë vende të tjera dëshirojnë të anëtarësohen”, deklaroi Sarec.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përfundon procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Përfundon procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut