'Nuk bëj eksperimente', Reja i trembet San Marinos! Hysaj: Kundër Anglisë nuk na bën përshtypje humbja

Në prag të sfidës së tretë kualifikuese të Botërorit në grupin I, që luhet të mërkurën në orën 20:45 kundër San Marinos, trajneri i Kombëtares Edy Reja, e ka mohuar se ka një çështje Florian Kamberi. Për futbollistin është shkruar sot se është larguar nga kuqezinjtë, pasi italiani nuk e aktivizoi kundër Anglisë. Përsa i përket sfidës me San Marinon Reja tha se nuk do të bëjë eksperimente pavarësisht se kjo përfaqësuese renditet e fundit në listën e FIFA-s.

“San Marino është një ekip shumë i organizuar, nuk do jetë aspak një kundërshtar i lehtë. Nuk e kam ndërmend të bëj eksperiemte me formacionin, por në bashkpunim me doktorët dhe fizioterapistët do të vendos se kush luan. E sigurtë është se në portë do jetë Strakosha,”-tha trajneri.

Për këtë ndeshje Reja nuk do të ketë të disponueshëm siç dihet Kumbullën e dëmtuar dhe Gjasulën për shkak kartonash, ndërsa tani e sigurtë edhe se do të mungojë Kamberi, Roshi, por edhe mesfushori Nedim Bajrami, pasi nuk ka marrë lejen nga FIFA për të qenë pjesë e kuqezinjve.

Ndërkohë pranë trajnerit Reja në konferencë ka qenë i pranishëm edhe Elseid Hysaj, i cili për shkak se Berisha do ta nisë nga stoli do jetë kapiten. Hysaj fillimisht foli për humbjen me Anglinë, ndërsa shtoi se kundër San Marinos kuqezinjtë luajnë vetëm për tre pikët.

“Humbja ndaj Anglisë nuk na bëri shumë përshtypje në anën e moralit, sepse e dinim që ishte një kundërshtar shumë i vështirë. Luajmë vetëm për 3 pikët ndaj San Marinos. Kemi një skuadër shumë të mirë me një trajner të shkëlqyer,”-u shpreh Hysaj. 

Kjo është ndeshja e tretë për kombëtaren në këtë fushatë eliminatore pas fitores me Andorën dhe humbjes me Anglinë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba