'Nuk e dorëzojmë republikën tonë te këta fashistë' – Kurti flet për situatën në Veri: Kryetarët e rinj të komunave, legjitimë

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pranishëm në forumin e Bratislavës tha se situata në Veri nuk është rrjedhojë e protestave të qytetarëve por njerëzve të armatosur me simbole të Rusisë.

Kurti tha se do ishte shumë mirëkuptues nëse banorët serbë të komunave veriore do të protestonin paqësisht për të kërkuar përsëritje të zgjedhjeve. Por, shtoi se qeveria e Kosovës nuk do ta dorëzojë kurrë republikën demokraatike tek fashistët që dhunojnë policinë dhe thërrasin “vrite, vrite”.

"Policia jonë po bën një punë profesionale të ndihmuar nga aleatët tanë. Kanë vokacion perëndimor, i dinë shumë mirë të drejtët e njeriut dhe nuk ka shkelje. Në këto komuna kam dhënë urdhër që nënkryetarët të jenë serbë, pra kryetari shqiptar i zgjedh nënkryetarët e vet. Ajo që po ndodh në Veri është se koncepti i tyre për botën serbe po reflektohet në vendin tonë. Po ju bëj një pyetje, që nuk është retorike: Nëse këta komunarë nuk shkojnë në zyra, kush duhet të shkojë në këto zyra që janë bosh? Nuk janë protesta, por turma me shkronjën Z që thërrasin ‘ubi ubi’, pra ‘vrite vrite’. Nuk e dorëzojmë republikën tonë tek këta fashistë. Nëse qytetarët e këtyre komunave do të bënin protesta paqësore për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në Veri do kishin mbështetjen time”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në forumin Globsec në Bratisllavë. Ai ka vazhduar me qëndrimin e tij se kryetarët e zgjedhur në veri duhet të jenë në ndërtesat komunale. Kurti foli para analistes së CNN Kim Dozler për zhvillimet në veri të vendit, e për të cilat Kosova po përballet me ndëshkime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai vazhdoi të thoshte që njësitë speciale të Kosovës duhej të ishin jashtë ndërtesave komunale. Për këto njësi speciale ai tha që i njihnin të drejtat e njeriut dhe se nuk kishin bërë shkelje ndaj komunitetit serb që po protestonte.

“Nëse këta kryetarë nuk do të jenë në ndërtesat komunale, ku të shkojnë? Kush do të jetë në ato ndërtesat komunale?” – pyeti ai analisten para të cilës ndodhej.


Lajmi kryesor:

Tensionet në Kosovë, 'kryeçështje' në Bratislavë, Rama: Ushtria serbe në kufi zero fuqi, politikë e brendshme! Kurti: Republikën s'ia dorëzojmë fashistëve


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane