Nuk e keni marrë ende pagën e luftës, 'Tatimet' japin njoftimin e rëndësishëm

Nuk e keni marrë ende pagën e luftës, 'Tatimet' japin njoftimin e rëndësishëm

Foto ilustruese

TIRANË-  Të gjithë qytetarët që nuk kanë përfituar ende nga dy paketat e qeverisë edhe pse janë në listë për të marrë pagat, kanë afat deri më 25 gusht për të bërë ankesë.

Njoftimi është dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila po shqyrton ankesat e marra deri më tani për këtë proces. Po ashtu edhe bizneset që kanë një arsye për të mos aplikuar kanë afat deri në 25 gusht për të dërguar formularët me arsyet e mos-aplikimit në mënyrë që të shpëtojë nga gjoba.

Deri më tani nga paga e luftës prej 26 mijë lekë për tre muaj përfituan 130 mijë punonjës, ndërsa pagën e dytë prej 40 mijë lekësh e kanë marrë 172 mijë punonjës.

Njoftimi i plotë i tatimeve

25 Gusht 2020, afati i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2.

Administrata Tatimore do të vijojë me procesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga çdo tatimpagues apo individ duke siguruar korrektesën dhe përkushtimin maksimal për përfundimin nё kohё dhe sa mё parё tё këtij procesi brenda afateve tё caktuara.

Ftojmë të gjithë tatimpaguesit, tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Arkeologët spanjollë, turistët e veçantë të Amantias: Park i mrekullueshëm por mungon sinjalistika

Arkeologët spanjollë, turistët e veçantë të Amantias: Park i mrekullueshëm por mungon sinjalistika