Nuk e kishte përmendur kurrë, Ulsi Manja zbulon vajzën që i ka rrëmbyer zemrën: Gjithmonë i disponueshëm për ty

Nuk e kishte përmendur kurrë, Ulsi Manja zbulon vajzën që i ka rrëmbyer zemrën: Gjithmonë i disponueshëm për ty

Deputeti i PS-së Ulsi Manja ka zbuluar ditën e sotme personin që i rrëmbyer zemrën dhe për të cilën shprehet se do të jetë i disponueshëm gjithmonë. Bëhet fjalë për vajzën e tij Sonora e cila ka mbushur 18-vjeç. Manja me anë të një urimi në rrjetet sociale është treguar shumë poetik, duke i uruar ditëlindjen vajzës dhe duke e inkurajuar se ka besim tek ajo se do t'ia dalë mbanë në jetë.

Deputeti socialist ndër të tjera ka zbuluar edhe një 'sekret' duke thënë se Sonora  është i vetmi person që ia kthen mendjen për ndonjë gjë, ndërkohë i premton asaj se do ta mbrojë gjithmonë nga padrejtësitë dhe të ligtë e kësaj bote.
 

Dedikimi i plotë:

Sonora ime e shtrenjtë , 18 vjeçarja ime e “vogël” !

Nga sot do të duhet ti dalësh për zot vetes tënde në çdo hap të jetës por dije se nuk do të jesh kurrë vetëm, do kesh Zotin dhe Babin.

Ty Babi nuk ta kam merkaun se ta di forcën e arsyes dhe fuqinë e mendjes për tu përballur me sfidat e vështira të jetës por Babi nuk do të të braktis kurrë, do jem gjithmonë me Ty dhe rrotul Teje sa herë që sytë e tu do të mbushen me lot nga padrejtësitë dhe të ligtë e kësaj bote të egër.

Bija ime, për emër të zgjodha një Tingull dhe në këtë kapërcyell drejt moshës madhore për dy gjëra mos harro ti lutesh zotit përditë sapo të hapësh sytë : për shëndetin dhe emrin tënd, kujdesu për veten dhe përpiqu ta lartësosh emrin tënd me punë të ndershme.

Babi jam shumë krenar për ty dhe sot po të them një sekret “ ti je i vetmi person që ma kthen mendjen dhe kur Ti i bie telefonit tim unë jam në çdo kohë i disponueshëm dhe për Ty i tillë do jem gjithmonë” .

Ti gëzosh 18 pranvera Bija ime dhe qofsh përherë kjo që je , mos ndrysho kurrë edhe pse kohërat ndryshojnë !

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dedikim Prinderor ...ndjenja te sinqeritetit Njerezor: 21/09/2019 12:44

    Shume bukur . Femija duhet edukuar te jet e zonja ne jete , duhet mesuar mesuar me ate ndjenje te perballjes , me te pajohurat e jetes qe mosha therret e njikohesishte treguar se (babai) Prindi do jet ter jete e tij i gatshem te ndihmoje Femije e vet .(ky eshte Realiteti Shqiptare , i Qytetarit Shqiptare duhet theksuar ,i tradites qytetare shqiptare , qe per fat te keq sot ,ka humbur ne mjergullen e Absurditetit , e zhurmen injorante qe perben ate shoqeri . Njerez te tille meritojne rrespekt , sepse kultivojn ndjejen e bukur Familjare te edukimit te femijeve dhe perballjes me jeten .

    Përgjigju
  • Mimoza: 21/09/2019 10:30

    Ta kesh me jete e shendet ! Besoj i ngjan babait dhe do behet shume e mire !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh