'Nuk e mposht askush, as shoku i skuadrës', te Red Bull shpallin fituesin e sezonit që në qershor

'Nuk e mposht askush, as shoku i skuadrës', te Red Bull shpallin fituesin e sezonit që në qershor

Verstappen dhe Perez

Titullin kampion për këtë sezon në Formula 1 do e fitojë Max Verstappen. Të paktën ky është konstatimi i Helmut Marco, një prej drejtuesve të makinës Red Bull. Edhe pse në qershor, drejtuesi i britanikëve është i bindur se as shoku i tij Sergio Perez nuk mundet të kalojë holandezin.

"Kur e krahasova Max me Senna njerëzit qeshën me mua, por ai është rritur ndjeshëm si pilot dhe si njeri. Xhiroja e jashtëzakonshme që patë në Montecarlo ishte e njëjtë me atë të Ayrton. Max është më i miri në çdo lloj piste", tha drejtuesi.

Helmut Marco nuk i ka dhënë asnjë mundësi Perez për të rivalizuar me Verstappen.

"Në realitet, gara për titullin ka përfunduar që tani. Max nuk e ka konsideruar kurrë Perez si një kërcënim serioz. Edhe ne nuk shohim asgjë te Perez që mund ta pengojë Max të fitojë titullin", tha Marco.

Drejtuesi i Red Bull beson se kundërshtarët nuk do arrijë ekipin ku ai bën pjesë.

"Do të garojmë në Barcelonë këtë fundjavë, ku zakonisht jemi favoritë. Nuk më shqetësojnë risitë që do të sjellin rivalët, por të shohim. Nuk besoj se do të arrijnë nivelin tonë”, tha Helmut Marco.

Kujtojmë se pas gjashtë garave të këtij sezoni (xhiroja e Italisë u anullua), Verstappen qëndron në krye me 144 pikë, duke marrë gjashtë podiume dhe katër vende të para. Me 105 pikë ndjek po piloti i Red Bull, meksikani Perez. Në ndjekje më pas janë Alonso (93), Hamilton (69) dhe Russell me 50 pikë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos