'Nuk është fundi i botës, por pleqtë paskan pasur të drejtë'! Mesazhi me 6 pyetje, çfarë po na kujton kjo sëkëlldi? (VIDEO)

Në javën e tretë të së dielës ku gjithçka është mbyllur dhe nuk lejohet dalja, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh shoqëruar me një video ku shfaqen bukuritë e Shqipërisë, ndërsa në sfond dëgjohet kënga ‘Moj e bukura Shqipëri’, e kënduar nga Vaçe Zela. 'Do të kalojë edhe kjo nuk është fundi i botës' thuhet në mesazhin e kreut të qeverisë, por kjo sëkëlldi e pashoqe, shton ai, na kujton se pleqtë e paskan pasur mirë kur thënë shëndeti mbi të gjitha.

Mesazhi në videon e postuar nga kryeministri Edi Rama
A nuk fshihet një mesazh i fortë shpirtëror pas gjithçkaje që ndodh?

A nuk po na kujton kjo luftë botërore se jemi të gjithë të barabartë, që kufijtë, pasuritë, dallimet mes vendeve dhe njerëzve mund t'i fshijë e padukshmja që e harrojmë në të përditshmen tonë?

A nuk po na kujton kjo sëkëlldi e pashoqe se pleqtë e paskan pasur mirë kur thonë shëndeti mbi të gjitha dhe se jeta qenka e shkurtër vërtetë për t'u rendur duke u shtyrë me njëri tjetrin?

A nuk po na kujton kjo ëndërr me sy hapur se sa shumë jemi zhytur në vorbullën e së përditshmes duke harruar shtëpinë e familjen?

A nuk po na kujton kjo pengmarrje kolektive se çfarë shije ka vendi ku jemi lindur dhe jemi të lidhur nga fati si një familje?

A nuk po na kujton kjo periudhë e pashoqe veçimi se njëri pa tjetrin nuk bën dot dhe sa më shumë të ndihmojmë të tjerët aq më shumë kemi ndihmuar dhe veten?

Do të kalojë edhe kjo nuk është fundi i botës, po botës i ka ardhur një armik i padukshëm i njerëzimit dhe pas kësaj vuajtje vjen lehtësimi. Le të urojmë se cfarë na kujtohet sot të mos e harrojmë përsëri nesër
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhokeri: 06/04/2020 01:32

    Shpejt u kujtuat per prinderit ju qe i braktiset turp te kini se nana dhe baba nuk hidhen poshte tkan bo koken, jo si ajo tek fiksi e shume raste te tjera ai i moshuari qe ishte lene si "qen" i braktisur, po j'ua sheh zoti zemrat dhe jua dha ate qe meritonit ti therrisni mendjes se jeni harbuar te gjithe me meshkuj e femra pas lekve e pislliqeve,dhe tani kujtoheni per prinderit turp turp turp!!!

    Përgjigju
    • Artur: 09/04/2020 22:12

      Komenti me i sakte dhe me i drejte dhe meni bukur qe kam lexuar .

  • hasan korita: 05/04/2020 17:07

    pervec disa videove ku shaqet me or te tera paturpesisht..cinik..kryetari e vetemruar erion veliaj..nuk kmi pas pervecse rendom njeres qe jan ne kufjjt e mbijetese.. kjo qe po them nuk esht opinion..po fillon me veten time pas ankeses qe kam ber ne portalin e fanshem ealbania...ku dikush me telefonoi dhe ngeli me kaq....turp..krimm antishqioetarizem..johumanize..... korona ka nji mision..per kete jam i bindur

    Përgjigju
  • Aleks: 05/04/2020 17:04

    Kush me ndihmu, Voltana

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit